… Dhe në fund sërish ai që qau ishte Obama (FOTO DHE VIDEO)

 Presidenti amerikan, Barak Obama duket se nuk e ka problem që të qajë në publik. Ndërsa kishte qarë në fund të fushatës zgjedhore, mediat kishin ngritur pyetjen se kush do qante pas rezultatit të zgjedhjeve. Dhe në fakt ka qarë sërish Obama, edhe pse ishte fituesi i zgjedhjeve.
Presidenti u emocionuar ndërsa po fliste përpara stafit të fushatës duke i falënderuar ata për punën e bërë.
Obama fshiu disa herë lotët gjatë fjalimit prej pesë minutash e gjysëm, që është postuar në YouTube.
“Jam shumë krenar për të gjithë ju,” tha Obama.
Duke treguar vështirësitë e tij kur ishte i ri, 25 vjeç, dhe kishte ardhur në Çikago, Obama deklaroi se tani të rinjtë janë më të organizuar dhe më efektivë.
“Jam absolutisht i bindur se ju do të bëni gjëra të mrekullueshme në jetët tuaja. Ju do bëni gjëra të mëdha,” tha Obama.