Kampi i David Beckham ka mohuar zërat se ai do të largohet nga LA Galaxy dhe të transferohet për të luajtur në futbollin Australian.
Federata e Futbollit Australian ka hapur fjalë se ish lojtari i Manchester United do të luaj përkrahë yjeve si: Alessandro Del Piero dhe Emile Heskey, mirëpo kjo duket se nuk është e vërtetë fare.
Agjenti i Beckham ka mohuar këto zëra dhe shprehet: "David është plotësisht i fokusuar në skuadrën e tij LA Galaxy, ai është i lumtur në Los Angelos dhe nuk ka ndërmend të largohet."
Home »
» Beckham nuk ka ndërmet të largohet nga LA






