Balotelli i lumtur te City


Pas raporteve se Mario Balotelli po kërkohet nga Interi dhe Milani, është agjenti Mino Raiola ai që ka hedhur poshtë ndonjë mundësi që klienti i tij të largohet nga Anglia.

 “Ai ndihet shumë mirë te City”.
“Nuk ekziston krizë mes Marios dhe Cityt e as mes Marios dhe Mancinit. Ajo që lexoni në gazeta është bërllog. Të mos jesh i kënaqur dhe të jesh në tribuna dallon nga kërkesa për largim”, është shprehur Raiola duke shprehur besimin se italiani nuk do të largohet edhe një kohë të gjatë nga City.