Argjentinë, rrahu gazetarin live, agresori pushohet nga puna (video)


Rrahu një gazetar teksa raportonte drejtpërdrejtë nga një protestë në ‘Plaza de mayo’ në Buenos Aires, pushohet nga puna. Lajmi është publikuar nga mediat lokale, të cilat kanë saktësuar se agresori, Nicolas Ayuso, 29 vjeç, është pushuar nga puna. Ai punonte në një kompani sigurimesh dhe gjesti i tij ndaj gazetarit Nestor Dib, i rrjetit televiziv C5N, është vlerësuar si i papranueshëm nga mbarë opinioni publik.
Ngjarja ka ndodhur të enjten e shkuar dhe imazhet e agresionit janë transmetuar vazhdimisht nga televizionet e Buenos Aires, duke theksuar se akti i Ayuso ka qenë gjesti i vetëm i dhunshëm i protestave masive të nisura kundër qeverisë së presidentes Cristina Fernandez de Kirchner.
Shikoni videon e plotë