Zef PERGEGA : “Zeri im Prishtine”



Me rastin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise dhe pese vjetorit te shtetit te ri te Kosoves, krijuesi i komunitetit tone ne Michigan z. Zef Pergega, doli para lexuesit shqiptar me librin “Zeri im Prishtine”
Me daten 16 shtator 2012 nje grup miqsh te artit, kultures dhe te autorit, organizun  promovimin e ketij libri, ku u fol edhe per angazhimin e tij poetik dhe publicistik.
 Tematika e ketij libri, ne formen e nje studimi letraro-historik me 350 faqe, permbledh kontributin e diaspores shqiptare, sidomos ate te inteligjences, per pavaresine e Kosoves.
Ne promovim murren  pjese krijues dhe aktiviste te diaspores dhe te gjithe ata qe kontribuan per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Me kete rast biznesmeni dhe humanisti i mergates shqiptare ne Amerike, Ndue Ftoni krijoi kushte shume te mira per zhivillimin e ketij aktiviteti letrar dhe per cdo nisme tjeter ne dobi te kultures dhe identitetit tone ne mergim.
Zef Pergega eshte autor i 11-librave. Ai njihet si njeri i perkushtuar ne pasqyrimin e aktiviteteve kombetare dhe religjoze te Qendrave fetare, shoqatave patriotike e kulturore dhe pjesmarrja e tyre ne promovim eshte nderim i vetevetes dhe punes krijuese e artistike te autorit.