Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se është bërë tepër e madhe nëpër media humbja e fundit nga Schalke në Ligën e Kampionëve.
“Ne kemi humbur vetëm një nga 43 ndeshjet e fundit në shtëpi në kuadër të Ligës së Kampionëve. Një aksident i tillë mund të ndodhë. Ne duhet që të jemi më konkret në ndeshjet e fundit”.
“Ne duhet që të fokusohemi në cilësinë tonë dhe të luajmë ashtu si duam dhe jo të pranojmë gola shumë. Ne kemi cilësi dhe rezultatet do të vijnë”, ka thënë francezi.





