Mund të zgjidhni një futbollist, aktor ose edhe bankier të njohur. Firma britanike Fame Daddy ka vendosur që të shesë spermën e njerëzve të famshëm duke nisur nga shkurti i vitit të ardhshëm.
Kostoja e blerjes së spermës do të kushtojë së paku 18 mijë euro.
Klientët do të mund të zgjedhin fushën nga e cila e duan donatorin e spermës, në sport, aktrim apo biznes.
Dhuruesi i spermës do të mbetet anonim, por ruan të drejtën që të njohë fëmijën që është ngjizur me spermën e tij.
Deri më tani ndonjë VIP nuk është ofruar për të dhuruar spermën, por firma thotë se gjithçka do të jetë gati kur të startojë shitja.





