Vetëvendosja i bashkëngjitet Aleancës KuqeZi në Këlcyrë, barrikadë kundër nazizmit grek!

Vetëvendosja i bashkëngjitet Aleancës KuqeZi në Këlcyrë, barrikadë kundër nazizmit grek!:
Aleanca KuqeZi njoftoi se të dielën në Këlcyrë do të jenë përkah saj dhe udhëheqës të lëvizjes Vetëvendosja nga Kosova. Spahiu dhe një prej deputetëve të lëvizjes Vetëvendosja, po organizojnë protestën që synon të pengojë shkuarjen në Grykën e Këlcyrës në një ceremoni fetare të disa krerëve nazistë nga Greqia.
Aksioni synon pengimin e shkuarjes tek Gryka e Këlcyrës, ku është ngritur një kishë, për të varrosur eshtrat e ushtarëve grekë, rënë në luftën italo- greke në vitin 1940- 1941.
Aleanca KuqeZi ka njoftuar se protestës mund t’i bashkëngjiten dhe qytetarë të tjerë nga gjithë jugu.
Deputetët e Agimit të Artë kanë bërë disa gjeste provokuese ndaj shqiptarëve dhe së fundmi kanë agresuar dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.
Në Grykën e Këlcyrës prej disa vitesh është ndërtuar një kishë në një vend të pabanuar, në një nga pikat më të bukura turistike të jugut dhe tani po improvizohet aty një varrezë greke me fondet e qeverisë shqiptare.
Një biznesmen greko- shqiptar ka ndërtuar ngjitur me kishën stabilimentin e ujit “Trebeshina” duke konsoliduar një mini-rajon grek në një zonë tërësisht shqiptare.