Nga Paul Krugman
(Nju Jork Tajms)
Në këto javët përmbyllëse të fushatës, secila anë dëshiron që ju t’u besoni se pikërisht ata i kishin idetë e duhura për të zgjidhur ekonominë ende të brishtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, ja disa gjëra që duhet t’i dini: Në rast se kërkoni rezultate, administrata Obama e kishte gabim për diçka, kryesisht për shkak se ishte tepër optimiste për gjasat e një rimëkëmbjeje të shpejtë. Mirëpo republikanët e kishin gabim për gjithçka. Janë edhe diçka për këtë optimizëm të gabuar: Në parashikimet tani famëkeqe të janarit të vitit 2009, ekonomistët që punonin për administratën e ardhshme parashikuan se që tani pjesa më e madhe e ndikimit të krizës financiare të vitit 2008 do të mbetet prapa nesh dhe se shkalla e papunësisë do të jetë nën 6 për qind. Qartazi, kjo gjë nuk ndodhi. Pse kishte gabuar administrata? Nuk kishte të bënte me një besim të ekzagjeruar në pushtetin e planit të vet të stimulimit; raporti parashikoi një rimëkëmbje dukshëm të shpejtë edhe pa stimuj. Në vend të kësaj, njerëzit e presidentit Obama dështuan të çmojnë gjënë që tani është një e ditur e përgjithshme në mesin e analistëve ekonomikë: krizat e rënda financiare shkaktojnë dëme të qëndrueshme ekonomike dhe duhet bukur shumë kohë për rimëkëmbje. Ky observim i njëjtë, natyrisht, ofron një arsyetim të pjesshëm për dobësimin e vazhdueshëm të ekonomisë. Dhe pyetja që do të duhej të shtrojmë, duke e pasur parasysh realitetin jo të kënaqshëm, është se çfarë mund të ofrojë politika për gjasat më të mira të trajtimit të dëmit. Kampi i Obamas insiston për një rol më aktiv qeveritar; propozimi i tij i fundit më i madh ekonomik, “Akti amerikan i punës”, mund të ketë tentuar të përshpejtojë rritjen, duke i mbështetur shpenzimet publike dhe i vënë paratë në duart e njerëzve të gatshëm ti përdorin ato. Republikanët, nga ana tjetër, insistojnë se shtegu drejt prosperitetit parasheh shkurtime të ashpra në shpenzimet e qeverisë.
Dhe këtu republikanët e kanë fatalisht gabim. Demonstrimi më i fundit shkatërrimtar i këtij gabimi vije nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili sapo e ka publikuar Parashikimin Ekonomik Botëror, një raport që kombinon parashikimet afatshkurtra me analiza të thella ekonomike. Ky raport është një dokument i zbehtë dhe shqetësues, i cili na thotë se ekonomia botërore po ecën dukshëm më keq se sa pritej, me rrezikun në rritje të një recesioni global. Mirëpo raporti nuk e tregon vetëm anën e zezë, përmban po ashtu edhe analiza të kujdesshme të arsyeve pse gjërat po shkojnë kaq keq. Dhe ajo që kjo analizë e konstaton është një hise disproporcionale e lajmeve të këqija që vijnë nga shtetet që i binden një lloji të politikave të kursimit, të cilat republikanët duan t’ua imponojnë amerikanëve. OK, nuk e thotë këtë me shumë fjalë. Ajo të cilën raporti vërtet e thotë është: “Aktiviteti i pesë vjetëve të fundit ka zhgënjyer më shumë ekonomi me plane gjithnjë e më agresive të konsolidimit fiskal”. E kjo pak a shumë është e njëjta gjë.
Për republikanët prijës që i janë kushtuar këndvështrimit, shkurtimi i shpenzimeve në një ekonomi depresioni – “konsolidim fiskal” siç e quan FMN-ja – është gjë e mirë, jo e keqe, për krijimin e vendeve të reja të punës. Pak pas zgjedhjeve të mesmandatit, shumica e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve lëshoi një raport mbi politikat ekonomike – të titulluar “Shpenzo më pak, posedo më pak, rrite ekonominë – i cili bënte thirrje për shkurtime të thella shpenzimesh menjëherë dhe i dha sinjale të gjithë kombit se konsolidimi fiskal (po, e përdorën të njëjtin term) mund të thellojë krizën ekonomike. “Efektet jo-keynesiane”, bëri të ditur raporti se mund të kthejnë gjithçka në rregullin e vet. Po mirë, çfarë del të mos jetë aq e vërtetë këtu. Ajo që fondi monetar tregon është se shtetet që po i imponojnë shkurtimet më të mëdha të shpenzimeve janë po ashtu shtetet që kanë përjetuar krizat më të thella ekonomike. Në të vërtetë, dëshminë që sugjeron se anashkalimi i këndvështrimit standard se shkurtimet e shpenzimeve e rëndojnë ekonominë në aspektin afatshkurtër, këta deputetë e kanë kuptuar plotësisht gabim. Shkurtimet e fundit të shpenzimeve del se kanë bërë edhe më shumë dëm se sa shumë analistë – përfshirë këtu edhe ata të vetë FMN-së – kanë pritur. E kjo gjë e ngre pyetjen se cila formë e politikave ekonomike do të ketë efekt pas zgjedhjeve.
Në rast se fiton Obama, ai sipas të gjitha gjasave do të imponojë stimuj modest, me qëllim të shndërrimit të rimëkëmbjes graduale që duket se tashmë ka nisur të ndodhë në një kthim më të shpejt të punësimit. Republikanët, megjithatë, janë të vendosur për një doktrinë ekonomike që është dëshmuar e rreme, ç’është e vërteta katastrofike, në shtetet tjera. Ata as që nuk pritet të ndryshojnë pikëpamjet e tyre përballë përvojave të dukshme. Mbi të gjitha, faktet nuk shkojnë sipas mënyrës ortodokse republikane, në asnjë aspekt të politikave ekonomike. Partia mbetet kundërshtare e rregullimeve efektive financiare, përkundër katastrofës së vitit 2008; mbetet e obsesionuar ndaj rreziqeve të inflacionit përkundër viteve të tëra alarmesh të rreme. Prandaj dhe nuk duket e gatshme të heqë dorë nga këndvështrimet e veta politikisht të volitshme për krijimin e vendeve të reja të punës. Dhe në gjithë këtë punë është edhe një gjë tjetër: nëse Mitt Romney i fiton zgjedhjet, Dhoma e Përfaqësuesve me siguri do t’i shqyrtojë idetë e veta ekonomike në mënyrë që të shfajësohet. Me fjalë të tjera, gjërat e mira politikisht mund të rezultojnë të jenë ide bukur të këqija. Dhe nëse del pikërisht kështu, atëherë popullit amerikan do t’i mbetet ta paguajë çmimin.