![]() |
| Sebastian Faulks |
Njerëzit nuk e shpjegojnë dot tamam se çfarë
mendojnë dhe ndjejnë dhe si funksionojnë
mendimet dhe ndjenjat e tyre. Ata nuk kanë kohë.
Nuk gjejnë dot fjalët e duhura. Por këtë e bëjnë librat.
Duket sikur jeta juaj e përditshme është si një
film në kinema. Mund të jetë argëtuese, kështu. Por
nëse do të dish se çfarë shtrihet pas panoramës së
bukur, duhet të lexosh librin. Ai shpjegon gjithçka.
Vetmia është si një organizëm më vete: është
konkurruese dhe e pasur në betejën e përjetësimit të
vetvetes.
Njeriu e përdor kohën sipas përparësive që vendos.
A e keni përjetuar ndonjëherë vetminë? Jo, as
unë. Të qenët vetmitar po.
Funksioni i muzikës është ta çlirojë shpirtin nga
ndjenjat që mbahen të kyçura në zemër.
Mora frymë thellë dhe ndjeva se si më afrohej
qetësia bashkë me ndjesinë e humbjes. Humbje dhe
frikë.
Keqardhja është një emocion i veçantë.
Ne vëmë në funksion nivele të ndryshme vetëdijeje.
Gjysmën e kohës nuk e di se çfarë jam duke bërë.
Një nga gjërat më të vështira të të jetuarit, është
kur ndodhesh mes njerëzve.
E kaluara papritmas më sulmoi në mënyrë të tillë
që gjeta vështirësi të luftoja kundër saj.
E di. Isha atje. E pashë boshllëkun e madh në
shpirtin tënd dhe ti e pe boshllëkun tim.






