SUPLEMENT/ Kurat popullore që kurojnë gurët në veshka

Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatët nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve te njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike. Por cilat janë rekomandimet e mjekëve për të parandaluar shfaqjen e gurëve në veshka, për të mos pasur probleme në organizëm. “Tirana Observer” sjell një paketë këshillash e recetash për të luftuar formimin e gurëve dhe shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura popullore për kurimin e gurëve në veshka. Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj. Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet e veshkave, shfaqjen e gurëve dhe evitimin e tyre. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit për të parandaluar e luftuar sëmundjet që shqetësojnë sot njerëzit, siç është një prej tyre shfaqja e gurëve në veshka. Si duhet të veprojmë, si dhe zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.


Si shfaqen gurët në veshka

Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40 trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: Marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, etj. Specialistët e nefrologjisë (rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.

Trashëgimia

Gurët në veshka trashëgohen kryesisht nga nëna tek fëmija.

Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje, ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Megjithatë specialistët tregojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar.

Simptomat

1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella

2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve

3- Humbja e aftësisë për të rregulluar përqendrimin e urinës

4- Djersitje e vazhdueshme

5- Fryrje e trupit

6- Urinë e turbullt me erë të keqe

Gurët në veshka/ mollët

Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimet psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.
Lëngu i mollës

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë
Rrushi pastron veshkat

I bardhë apo I kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët popullorë është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.
Vishnja largon gurët në veshka
Frutat e vishnjës janë të shijshme, përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave. Vishnja kuron mëlçinë, pastron gjakun, lufton aneminë dhe tretet shpejt nga stomaku.

Si përgatitet çaji i vishnjës

Mjekësia popullore e përdor frutën e vishnjës për kurimin e sëmundjeve, vetëm në formën e një çaji. Për këtë duhet të merren 1-15 gramë bishta vishnje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi. Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen, dhe kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Në këto raste këshillohet të konsumohen deri në gjysmë kilogramë vishnjë të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20 ditë. Frutat e vishnjës kanë veti diurekte, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.
Pini kafe se ajo i bën mirë veshkave

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te fëmijët, sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcerë në stomak. “Kafeja,- thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, – ju bën mirë, po ashtu edhe fëmijëve. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të bëjë nervoz, të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë nga ulcera në stomak, zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet, dhimbjet e kokës, mëlçinë, cerozën, gurët në veshka, astmën, etj. Ndërsa aroma e kafesë së sapo bërë vërtitet çdo mëngjes në mijëra sheshe, lajmet janë të mira për miliona e miliona njerëz nëpër botë, sigurisht edhe për ne shqiptarët, që kafen e kemi bërë pijen më të preferuar të mëngjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive për shëndetin, asnjëherë nuk duhet tepruar me të. Nëse kafeja merret në doza të larta, ajo mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin, duke u bërë shkak për sëmundje të ndryshme.
Kafeja kuron:

1-Lehtëson dhimbjet e kokës

2-Parandalon cerozën edhe gurët në veshka

3-Rregullon ekuilibrin tek astmatikët

4-I bën mirë arterieve të zemrës

5-Nuk rekomandohet grave shtatzëna.
Rekomandime për pacientet me gurë në veshka
- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara dhe kripërat.

- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.

- Yndyrnat duhet të jene vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).

- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.

- Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.

- Lëvizni sa më shumë të mundeni.

- Një herë në tre muaj bëni ECHO.

- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe Ph.

- Bëni banja me ujë të ngrohtë.

- Mos pini alkool dhe duhan.
Si t’i parandalojmë dhe kurojmë sëmundjet e veshkave?
Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

Simptomat

Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por gjithmonë ato të kuptohen, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga disa minuta në orë të tëra, të ndjekura nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.

Kurimi

Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.

Parandalimi

Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës.
Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka:

1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella

2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve

3- Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e

urinës

4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës

5- Djersitje e vazhdueshme.

6- Fryrje e trupit

7- Ethe

8- Dobësi

9- Urinë e turbullt me erë të keqe

10- Temperaturë
Tumoret në veshka, si dallohen ato

Rreth 80% e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshme. Ndërsa tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Prandaj është e nevojshme biopsia e veshkave deh nëse bëhet në kushte sterile, si ndërhyrje ajo është e parrezikshme për jetën e pacientit. Në këtë rast hiqet një pjesë shumë e vogël e indit të organit dhe kjo nuk pengon në funksionimin e rregullt të cilitdo organ që është në “vështirësi”. Vetëm zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me një të re mund ta kthente funksionimin e tyre në normal. Sipas shkencëtarëve, dëmtimi i veshkave dhe më pas kryerja e procesit të dializës, shërben vetëm për të zgjatur pak mbijetesën, por jo për më shumë.
Testet për ekzaminimin e gurëve në veshka

Prania e gurëve në veshka e identifikohet nga rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve, dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë. Pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithëve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar.
Gurët në veshka jo gjithmonë të trashëguar

Specialistët që merren me sëmundjet e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.
Një ilaç i ri kundër kancerit të veshkave

Njerëzit me kancer në veshka tashmë kanë shpresa për shërim. Kështu thuhet në hyrje të një studimi që shpall ilaçin e ri Sutent si shpëtimtar të pacientëve me kancer në veshka. Kanceri i veshkave vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, ndërsa vetëm 10 për qind të pacientëve mbijetojnë jo më shumë se 5 vjet. Çdo vit rreth 40 mijë amerikanë preken nga kjo sëmundje dhe rreth 13 mijë prej tyre vdesin prej saj. Ndër format e trajtimit përfshihen, operimi, rrezet dhe kimoterapia, të cilat nuk janë treguar tepër të efektshme, si dhe terapia biologjike përdoret më shpesh. Dy studimet e fundit rreth ilaçit të ri Sutent, arrijnë në përfundimin se ky ilaç në përgjithësi mund t’i ndihmojë pacientët me këtë sëmundje shumë më tepër sesa trajtimi standard me interferon.
Llojet e gurëve në veshka
Kristalet ne veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar.
Burrat më të rrezikuar

Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve të njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Rekomandime

- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.

- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.

- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.

- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.

- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.

- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.

- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.

- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.

- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.

- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).

- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.

- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.

- Lëvizni sa më shumë të mundeni.

- Një herë në tre muaj bëni ECHO.

- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).

- Bëni banja me ujë të ngrohtë.

- Mos pini alkool dhe duhan.

- Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje të ngadalta e të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.
Efektet e lëngut të mollës

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.
Uthulla e mollës

Uthulla natyrale e mollës është jashtëzakonisht e mirë për një forcë magjike dhe vlerësohet shumë që të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti këshillohet të pihet një gotë me ujë në të cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Uthulla përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jodio e holluar. Pihet një lugë gjelle para drekës. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 15 ditë. Përveç vetive kuruese, uthulla e mollës është shumë e preferueshme të përdoret për sallata.
Abuzimi me alkoolin ndikon në dhembjen e veshkave

Alkooli ndikon negativisht të njerëzit që vuajnë nga veshkat për faktin se ai është toksik për parenkimën rënave (të veshkës) dhe qelizave të veshkës, duke ngushtuar njëkohësisht qelizat e gjakut që gjenden në të dhe duke dobësuar punën e veshkës. Por një nga shkaktarët e dhembjeve në veshka është edhe shtatzënia. Nga studimet e bëra deri tani të rreth 60-65 për qind e grave shtatzëna, më e dukshme është kolika në dhembjen e veshkës së djathtë, që fillon nga java e 24-t deri në javën e 28-të të shtatzënisë. Dhembja shfaqet si pasojë e shtypjes së fetusit mbi ureterin e djathtë (pasi veshka e djathtë është poshtë). Shkak tjetër është relaksimi i ureterëve nën veprimin hormonal.
Roli i lëngjeve për gurët në veshka

Pirja e ujit dhe e lëngjeve është e domosdoshme për jetën e njeriut dhe pa të njeriu nuk mund të jetojë. Njeriu mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.
Çaji i koprës

Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.
Dardha

Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.
Ja si mund të qetësosh dhimbjen e veshkave
Pengesat mekanike, prania e gurëve në veshka, abuzimi me alkoolin, por dhe shtatzënia janë disa nga shkaktarët e shfaqjes së dhimbjeve në veshka. Por çfarë mund të bëni në rast se keni kriza veshkash, çfarë qetësuesish mund të përdorni? Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjetikë të lehtë dhe antiperistatikë me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund t’i japë. Sidoqoftë, është e këshillueshme që pas çdo kolike renale, e shoqëruar me urinim me gjak, të përdoren dezinfëktantë përreth një javë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çajrat e ndryshme, etj; por njëkohësisht duhet që i sëmuri të lëvizë. Pacientët që kalojnë një kolikë renale është mirë të bëjnë vazhdimisht analizat e urinës, si dhe në krye të tre muajve të bëjnë një ekografi.
Nga se shkaktohet dhimbja e veshkave?

Dhimbja e veshkave, ose siç njihet kolika renale, shkaktohet nga moszbrazja e urinës nga veshkat, si pasojë e një pengese mekanike që shoqërohet me dilatacion (zgjerim) të sistemit kolektor pyelokacien, (sistemi i rrjedhjes) për shkak të mbylljes urinare që mund të jetë e njëanshme ose e dyanshme, e gjeneralizuar ose lokale.
Çfarë ndodh nëse dhimbja zgjat në kohë?

Zgjatja e dhimbjes së veshkave do të çojë në ndryshime mekanike, dobësim të parenkimës renale (tuli i veshkës) dhe fryrje të veshkave, e cila kalon në tre faza. Faza e parë është fryrja e veshkës së shkallës së parë, që shoqërohet me stazën e pakët në kalicë (dhomëza). Shkalla e dytë shoqërohet me stazë të moderuar, me zgjerim të sinusit pilokalicien, por pa prekur korteksin renal. Shkalla e tretë ose e rëndë shoqërohet me zgjerim të gjeneralizuar dhe me komprimim (shtypje) dhe hollim të korteksit renal.
Si shfaqen dhimbjet?

Pacienti në fillim ndien dhimbje të forta në zonën e belit, ku është patologjia ose pengesa që sa vjen dhe shtohet, e cila lidhet me ndonjë sforco fizike, ngarkesë me lëngje, abuzim me pije alkoolike, ose një udhëtim i lodhshëm në rrugë të keqe.

Dhimbja përhapet poshtë drejt pelvisit dhe organet gjentiale te meshkujt. Pacienti në këtë rast, përveç dhimbjes, ankon për ndjenjë të vjelli dhe të vjella. Nuk qëndron dot shtirë, bën lëvizje, ka ndjenjën e të urinuarit, por nuk urinon dot. Gjatë kohës që lehtësohet dhimbja, pacienti urinon sasi të pakët dhe me gjak, e shoqëruar me djegie të urinës. Analizat e urinës në këtë rast tregojnë praninë e eritrociteve me shumicë dhe albuminës në urinë. Këtu duhet të theksojmë se, nga praktika e punës sime disavjeçare me shumë fëmijë të moshave nga 4-10 vjeç, kam konstatuar se këta pacientë ekzaminohen me shumë vonesë, dhe pasi konstatohet elkalkuloze e rrugëve urinare, kjo ka dhënë tashmë dëmtime të mëdha në veshkë. Arsyet e këtij mosekzaminimi në kohë shpesh lidhen me nënvleftësimin nga ana e prindërve, por edhe nga mjekët e zonave, të cilët dhimbjet e barkut te fëmijët i mjekojnë për askaridoze, ose për infeksione të thjeshta urinare, pa u bërë një ekzaminim më të thellë.
Si ndikon abuzimi me alkoolin në shfaqjen e dhimbjeve të veshkave?

Alkooli, i cili është toksik për parenkimën renale dhe qelizën e veshkës, bën ngushtimin e enëve të gjakut në veshkë dhe dobëson punën e veshkës.
Si ndikon shtatzënia në shfaqjen e këtyre problemeve?

Nga studimet e bëra deri tani te rreth 60-65% e grave shtatzëna, më e dukshme është kolika në dhimbjen e veshkës së djathtë, që fillon nga java e 24 deri në javën e 28. Dhimbja shfaqet si pasojë e shtypjes së fetusit mbi ureterin e djathtë (pasi veshka e djathtë është poshtë). Shkak tjetër është relaksimi i ureteve nën veprimin hormonal.
Si bëhet trajtimi i kolikës renale?

Para se të trajtohet një kolikë renale, duhet që më parë të vendoset diagnoza e saktë e sëmundjes dhe të bëhet diferencimi i saj nga një patologji akute. Për këtë, në kushtet e urgjencës, duhet bërë analiza e urinës, ECHO e aparatit urinar dhe rografi e këtij aparati. Mbasi bëhen të gjitha këto, vendoset diagnoza dhe pastaj trajtimi. Pasi pacienti të qetësohet, në kushtet ambulatore bëhen ekzaminime komplekse, urografi intraverose IV.

Kështu, pasi është bërë vlerësimi paraprak, vizitat te mjeku specialist, për ta përjashtuar nga patologjitë akute të organeve të tjera, pacientit i matet fillimisht tensioni, vlerësohet gjendja e përgjithshme dhe atëherë vendoset gama e qetësuesve që do t’i aplikohet. Fillimisht përdoren analgjezikët e lehtë dhe anisperistatikë me efekt jo të fortë, i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohen bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët etj.
Pse banja me ujë të vakët?

Uji i ngrohtë çliron spazmat (ngushtimet) e rrugëve urinare. Por dua të theksoj se banjat me ujë të ngrohtë duhet të jenë të përgjithshme, jo lokale. Gjatë kësaj kohe, pacienti duhet mbajtur nën kontroll duke i matur tensionin, ecurinë e gjendjes së barkut, për të përjashtuar ndonjë patologji të ndonjë organi tjetër dhe në të njëjtën kohë kontrollohet edhe sasia e urinës. Kjo pasi pacienti mund të mos urinojë, për shkak të bllokimit të rrugëve urinare, duke u futur kështu në anuri (në mosurinim).
Çfarë qetësuesish mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjet?

Fillimisht përdoren Voltaren ampulë ose supost, të kombinuar me Buskopan ampule, Papaverinë Im. N.q.s me këto nuk qetësohet, përdoret Tromadol inframuskular. Por nëse pacienti nuk ka të vjella, mund t’i injektohet një ampulë Primiperan im.

Është e rekomandueshme që mbas çdo kolike renale, e shoqëruar me urinim me gjak, të përdoren dhe disifektantë urinare për 5-7 ditë si p.sh: Nitrofurantoil, Baktrinë, Forenid (tableta). Rekomandohen ushqime të lehta, supë me zarzavate, lëngje frutash dhe çaj. Rekomandohet që pacienti të lëvizë. Çdo person që kalon kolinë renale duhet të dijë që të paktën një herë në 3 muaj, duhet të bëjë ECHO dhe çdo 10 ditë analiza të urinës dhe Ph.
Kurimi me lazer

Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90 për qind e gurëve kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen nëpërmjet mjekimeve. Por gurët me përbërje kalciumi, që janë dhe tipi më i zakonshëm i gurëve në veshka, nuk mund të shpërbëhen. Sipas mjekëve, gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Ekzistojnë disa metoda të ndryshme për heqjen e gurëve kur kjo bëhet e domosdoshme. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik te fshikëza apo te veshka për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazer apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejt në veshkë përmes një çarjeje të vogël te pacienti për ta nxjerrë gurin të tërë ose për ta thyer në fragmente të vogla kur duhet. Metoda më e re për të hequr gurët quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Me këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.