“Southeast European Times”
Grekët janë magjepsur nga seritë televizive turke "Shekulli Madhështor" në muajt e fundit. Seritë përbëhen nga rikrijime historike të jetës dhe historive melodramatike e intrigave e dramave familjare të Sulltan Sulejmanit në shekullin e 16-të, duke bërë që nacionalistët e alarmuar të lëshojnë paralajmërime se admiruesit duhet të ndalin shikimin e tyre. Shikuesit grekë thanë se pëlqejnë emocionin e ndjerë të të parit sesi jetojnë turqit e pasur dhe shfaqjet e bëjnë Stambollin një vend të pa-rezistueshëm për t’u vizituar, ndërsa të tjerë i lidhin problemet me turqit e zakonshëm. "Skenarët janë shumë intrigues dhe ka mjaft lot dhe dramë dhe ka të shtëna gjithashtu," i tha SETimesAntonia Thoma, 84 vjeç. "Regjia dhe aktorët janë më të mirë se televizioni grek," i tha SETimesRegina Antoniadu, 51 vjeç. "Ata paraqesin bukurinë e vendit të tyre dhe kjo të bën të shkosh atje". Admiruesit grekë të aktorit turk Burak Haki, që luan Dudaktan Kalbe në seritë, krijuan një klub tifozësh prej 4,500 anëtarësh. Njëqind tifozë me fat u zgjodhën të udhëtojnë me Haki në një mini-kruiz në Bosfor. Haki tha se e çmon admirimin e tifozëve të tij grekë sa vendosi të vizitojë vendin për të shprehur mirënjohjen e tij. Seritë janë bërë kaq popullore sa që Peshkopi nacionalist i Selanikut dhe partia neo-naziste Agimi i Artë e kanë dënuar të dy shfaqjen dhe u kërkuan grekëve të mos e shohin. "Asnjë nuk duhet t’a shohë Muhtesem Yuzyil ("Shekulli Madhështor"), tha Anthimos. "Duke parë seritë turke u themi se jemi dorëzuar".
Por përpjekjet për ndalimin kanë rënë në vesh të shurdhër pasi historitë tërheqëse të dashurisë së ndaluar, tradhtisë bashkëshortore, besnikërive klanore dhe tradhtisë, janë bërë një komfort për grekët e goditur nga recesioni. Popullariteti i shfaqjeve turke është gjithashtu një çështje ekonomike pasi stacionet televizive greke e gjejnë më pak të shtrenjtë t’i blejnë ato sesa të prodhojnë të tyret. "Shpresoj se populli dhe administrata greke nuk preken nga këto pikëpamje diskriminuese," tha Tamer Kasim, zëvendës/kryetar i Organizatës së Kërkimit Strategjik Ndërkombëtar me qendër në Ankara. Kasim tha se inkurajimi i njerëzve në të dy vendet për të parë shfaqjet mund të forconte ndërveprimin kulturor midis të dy vendeve. Përveç klubeve të admiruesve në Facebook, shikuesit grekë po përdorin fjalë turke në shpjegimet e tyre e revistat kanë nisur të ofrojnë CD për mësime intensive të turqishtes. Kritikët nuk po e kuptojnë idenë, sipas Dimitros Triantafillu, një profesor i shoqëruar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has në Stamboll. "Ky mentalitet rrethimi ka patur një ndikim në opinionin e njërit ndaj pjesës tjetër të botës, ndaj kjo është gjithashtu "kundër çdo gjëje jo greke," i tha Triantafillu. Shfaqje të tjera turke si "Ezel", "Ask ve Ceza" dhe "Ask-I Memnu" tregojnë poza panoramike të Stambollit, duke joshur vizitorë të mundshëm. "Ezel dhe seri të tjera portretizojnë një dimension të humbur të shoqërisë greke që është varrosur në vitet e fundit. Ai zgjon në grekët e sotëm një identitet të humbur," tha Nikos Heiladakis, një romancier. Seritë televizive kanë treguar se me gjithë mërinë e nacionalistëve grekë lidhur me sundimin 400-vjeçar otoman që përfundoi pothuajse dy shekuj më parë, grekët dhe turqit kanë shumë ngjashmëri kulturore. Kleon Antoniu, një kitarist me grupin muzikor grek Mode Plagal që ka punuar me grupin turk Orchestra Bosphurus, tha se shkëmbimet kulturore thyejnë paragjykimet. "Mjaft muzikë sot në Greqi e morëm nga Azia e Vogël. Komunikojmë me kolegët tanë në Turqi dhe jemi të afërt me ta," i tha Antoniou. Shumë dyshojnë se kritikët do të ndalin dukurinë kulturore dhe do t’i mbajnë admiruesit grekë që të mos shohin shfaqjet turke, veçanërisht duke përdorur gjuhë çnderuese. "Nuk e shoh këtë si jo-patriotike e jam bijë e një prifti," tha Thoma.