Shihni çmenduritë e tjera të Feliksit të Patrembur (VIDEO)

Ai ka thyer rekord në YouTube dhe ka mbajtur botën pezull kur u hodh nga 39 kilometra. Por austriaku Felix Baumgartner ka bërë të tjera çmenduri, që të lënë me gojën hapur.
I njohur me pseudonimin Feliksi i Patrembur, ai thotë se që kur ishte fëmijë kishte një dëshirë të madhe të ngjitej në pemë e kudo.
Shumë njerëz dëgjuan të dielën për herë të parë për të. Por video e mëposhtme tregon pesë nga hedhjet më të guximshme të tij.