Debati i fundit – Të hënën do të jetë debati i fundit mes Obamës dhe Romney-t. Tema: politika e jashtme në “Lynn University” në Florida. Drejtuesi i debatit, Bob Schieffer (CBS)Intervista
Të dhënat për papunësinë – Më 2 nëntor, katër ditë nga zgjedhjet, do të shpërndahen të dhëna të reja për papunësinë në SHBA, një temë shumë e fortë që mund të ndikojë te rezultati
Vota – Të martën e 6 nëntorit do të votohet për zgjedhjet e 57 presidenciale në Amerikë. Kandidatët janë katër: përveç Obamës dhe Romney-t, Gary Johnson dhe Jill Stein
Erica Jong: Nëse fiton, mund të konsiderohet si rrezik për gratë
Çfarë efekti do të ketë gafa e Romney-t kur foli për “gra të renditura në dosje”?
Për fat të keq shumë amerikane nuk e njohin fytyrën e vërtetë të Romney-t. Kjo frazë e thënë gjatë debatit të dytë televiziv pati meritën, sepse i hoqi maskën kandidatit republikan. Pikërisht teksa po kërkonte të tregonte për politikat e tij në favor të grave, përdori një shprehje tmerrësisht seksiste. Por unë nuk krijoj iluzione. Cikli i informacionit është shumë i shpejtë. Edhe një gafë si kjo mund të harrohet brenda 24 orësh.
Pse, cila është fytyra e vërtetë e kandidatit republikan?
Edhe pse po përpiqet të krijojë një imazh si liberal, kandidati republikan është një ekstremist i djathtë në çështjen e të drejtave të grave. Është kundër abortit, edhe në rastin e grave që përdhunohen. Dhe jo vetëm, risia e kësaj fushate presidenciale është se pas betejës kundër “pro choise” është një tjetër, akoma më e rëndë, kundër të drejtës së kontracepsionit dhe konsultave familjare në përgjithësi, që Obama, nga ana e tij, i fuqizoi.
Menjëherë pas debatit ka nisur transmetimin një spot i Romney-t, ku deklarohet hapur pro kontracepsionit dhe abortit në disa raste…
Kjo është vetëm gënjeshtra e radhës. Romney ka treguar se nga cila anë ishte, duke zgjedhur si zëvendës të tijin ultrakonservatorin Paul Rayan. Partia Demokratike në këtë moment është rikthyer në vizionin e shoqërisë në vitet 1900. Gratë nuk duhet të punojnë jashtë shtëpisë, janë vetëm mjete riprodhuese.
Po si ka mundësi që në sondazhe kandidati republikan ka fituar mbështetjen e grave?
Problemi është se Romney gënjen hapur. Është një hipokrit i shkëlqyer. Shumë prej grave të elektoratit nuk kanë as kohë të informohen. Vetëm nëse do të kërkonin të vërtetën, do të zbulonin se Romney është kandidati më i keq republikan i kohëve të fundit. Madje dhe George W. Bush, ishte më liberal.
Shumë shoqata dhe intelektualë po mobilizohen kundër seksizmit të Partisë Republikane …
Për fat të keq të rinjtë janë më pak të informuar se ne, kanë më pak kujdes. Mund të mashtrohen shumë lehtë nga Romney. Në raste të tjera, gratë janë aq të shqetësuara nga situata ekonomike që kanë prioritete të ndryshme.
Pse Barak Obama, sipas teje, është feminist?
Mund të mbështetet te Hillary Clinton, sekretarja amerikane e Shtetit më e mirë që nga koha kur ekziston ky post. Dhe jo vetëm. Obama ka bërë çmos që t’i promovojë gratë në të gjitha fushat. I ka çuar madje edhe në Gjykatën e Lartë, me nominimin e dy anëtarëve. Midis masave që ka aprovuar është ligji për barazinë e rrogave, që u ofron garanci të reja grave. Në fund, ka mbrojtur edhe të drejtën e abortit.
Ka ndonjë efekt të “zonjave të para” mbi fushatën?
Ka dy modele femërore të kundërta me njëra-tjetrën. Annn Romney është një grua e pasur që nuk ka kaluar kurrë asnjë vështirësi në jetë. Michelle Obama vjen nga një familje e varfër, ka studiuar dhe bërë karrierë si avokate, dhe ka rritur dy vajza, duke u përballuar me ato probleme që përballet shumica e amerikanëve. Ann ndoshta është e këndshme, mund të veshë kostume shumë të shtrenjta të stilistëve të famshëm, por nuk e di se çfarë ka jashtë në botë. Është thjesht një element dekorativ. Michelle ka një forcë simbolike të dukshme, që e ndihmon shumë, por nuk është ajo që duhet të zgjedhin amerikanët.
Votat e grave
49% Obama - Sipas një sondazhi të Usa Today/Gallup në 12 shtete, rreth 49 për qind e grave do të votonin për Obamën48% Romney - Në të njëjtin sondazh, Romney konkurron Obamën me 48 për qind të preferencave të femrave
Shkrimtarja - Erica Jong, shkrimtarja amerikane, është bërë e famshme me “Frikë për të fluturuar”, që trajton temën e seksualitetit femëror
Ekstremistë - Edhe pse po kërkon të krijojë imazhin e një liberali, republikani është një ekstremist i djathtë në fushën e të drejtave





