Raporti francez: 70 për qind e heroinës në Evropë vjen nga Shqipëria

Raporti francez: 70 për qind e heroinës në Evropë vjen nga Shqipëria:
Paris/Aferat e drogës me bosët dhe trafikantët shqiptarë duket se kanë zaptuar kohët e fundit gjithë territorin e Evropës. Mbi 70 për qind e heroinës që shpërndahet në shtetet evropiane ka epiqendër Shqipërinë. Një raport i policisë franceze ka bërë të mundur të zbulojë gjithçka mbi trafikun e drogës në Evropë që drejtohet më së shumti nga trafikantët shqiptarë. Sipas raportit shqiptarët dhe turqit janë të parët në trafikun e drogës. Në raport thuhet gjithashtu se trafiku i heroinës në verilindje të vendit kontrollohet nga emigrantët turq të cilët bashkëpunojnë ngushtë me emigrantët shqiptarë.

Raporti

Gazeta “Le Figaro” duke iu referuar raportit të Departamentit të Inteligjencës Kundër Krimit të Organizuar, thotë se turqit duke bashkëpunuar me trafikantët në qytete të tjera arrijë të çojnë ngarkesa droge në Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani. Ministria e Brendshme e Francës ka vendosur të rrisë masat e sigurisë për këtë çështje. Nga një llogaritje e bërë së fundmi tregohet se francezët konsumojnë rreth 2 miliardë euro në vit për drogërat ilegale. Por nga të dhënat e zbardhura nga Departamenti i Inteligjencës Franceze droga në rastet më të shpeshta vjen nga Shqipëria dhe më pas shpërndarësit apo trafikantët e rafinuar në shpërndarjen e heroinës së pastër bëjnë edhe transportin për në shtetet franceze.

Trafiku

Grupet kriminale me të cilët turqit bashkëpunojmë më së shumti janë emigrantët shqiptarë. Raporti vjen pas arrestimit një javë më parë që ju bë 42 shtetasve shqiptarë në Francë. Ata u kapën pas dy vjetësh hetimesh nga antidroga. Prezenca shqiptare në trafikun e drogës në Francë dhe Evropën Perëndimore daton në vitin 1990. Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Mark Galeotti vlerëson se Gjermania, Zvicra, Belgjika dhe Greqia numërojnë në tregun ilegal të drogës rreth 300 mijë emigrantë shqiptarë ilegalë, shifër nisur kjo që nga viti 1991. Për më tepër ai shkruan se rreth 70% e heroinës së trafikuar në Evropë është shqiptare, e menaxhuar sigurisht nga bashkëpunimi me grupet turke, madje duke kapërcyer kontinentin, bashkëpunim me prodhuesit e opiumit në Azinë Qendrorë dhe Afganistanin.