Karlos Arias, gardiani i ekipit bolivian të Oriente Petroleo, në ndeshjen kundër Universitario, ka pritur 3 herë radhazi një penallti. Në minutën e 70-të arbitri akordon një 11-metërsh për vendësit dhe është Gabriel Rios ai që gjuan, por pret Arias. Megjithatë, gjithçka duhet të përsëritet, pasi gjyqtari nuk e konsideron të saktë pritjen e portierit. Rios godet sërish, por edhe një herë Arias pret gjuajtjen. Përsëri gjyqtari pretendon se portieri ka bërë të njëjtin gabim si herën e parë. Për të tretën herë Rios godet, por Arias është i pakalueshëm, e pret sërish.
Home »
» Portieri hero, pret penalltinë 3 herë rresht (VIDEO)





