Pogba shënoi golin vendimtar të fitores për Juventusin në sfidën derbi ndaj Napolit, duke ngritur euforinë përreth tij dhe talentit që posedon.
“Kishte shumë ekipe që më kërkonin, por unë kam dashur vetëm Juventusin. Shumë kampionë francezë kanë luajtur këtu. Fola me Vieiran dhe ai më këshilloi të shkoj te Juventusi”.
“Jam shumë i kënaqur me golin, por më së shumti me fitoren, që erdhi pas nje ndeshje të vështirë. Unë dua të përgëzoj të gjithë për sukseset”, është shprehur Pogba.