“Mikel së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje të re pesëvjeçare me një pagë të përmirësuar dhe ne jemi afër përfundimit të detajeve.
“Mikel është një prej lojtarëve më të qëndrueshëm te Chelsea dhe klubi është pajtuar me ne se ai meriton një kontratë të re të përmirësuar. Ai ka edhe një vit të mbetur dhe Chelsea ka vendosur t’i shtojë edhe katër vite në të”, ka thënë agjenti i tij, John Shittu.





