Performanca e Bianconerëve nuk ishte ajo që pritet, megjithatë fitorja ishte e merituar.
Fabio Quagliarella krijoi epërsi në minutën e 54, ndërsa Saphir Taider e barazoi rezultatin (71’).
Në minutat shtesë (90’+2), Paul Pogba e shënoi golin e fitores pas asistimit të Giovincos.
Juventusi vazhdon kryesimin në Serie A me katër pikë më shumë se Interi.
Nga ndeshjet tjera, Roma ka pësuar një tjetër përmbysje. Kësaj radhe është mposhtur nga Parma me rezultat 3-2.





