Atje u prit nga guvernatori i shtetit New Jersey, Chris Christie, që edhe pse është mbështetës i flaktë i Mitt Romney, la mënjanë ndasitë politike në këtë situatë të vështirë.
Superstuhia Sandy ka marrë së paku 55 jetë njerëzish në Bregun Lindor në SHBA.
Fushata u ndërpre gjatë këtyre ditëve, por pritet të rifillojë nesër, ndërkohë që zgjedhjet janë në prag.