Nga bumi në rërë: Pamjet befasuese të qyteteve fantazmë

Nga bumi në rërë: Pamjet befasuese të qyteteve fantazmë:
Dikur, në shekullin e 19-të, këto ishin vende ku vlonte jeta. Ishte periudha e bumit të minierave të nitratit të kaliumit në Kili. I quajtur ndryshe edhe si ari i bardhë, salpetri ishte shumë i kërkuar në mbarë botën, fillimisht për eksplozivë e më pas si fertilizues në bujqësi.
Në atë kohë Kili ishte furnizuesi më i madh në botë dhe në shkretëtirën Atacama lindën qytete si Humberstone dhe Santa Laura.
Por me shpikjen e nitratit sintetik, minierat nisën të humbasin shkëlqimin. Deri në vitin 1960 të dy qytetet u braktisën plotësisht. Tani aty jetojnë vetëm 250 njerëz.