“Ne po ecim në drejtim të duhur. Sezonin e kaluar kishim 10 pikë avantazh ndaj pozitës së dytë në mars, dhe menduam se liga ishte ende e pazgjidhur”.
“Tash është tetor dhe diferenca nuk është as 10 pikë. Ne kemi tetë pikë për të rikuperuar. Ju duhet të përpiqeni ta ngushtoni diferencën në garë të drejtpërdrejtë”.
“Mendoj se ne po ia dalim vërtet mirë, edhe pse humbëm në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fundit. Ne kemi fituar ndeshjet që nga ajo në Sevilla, edhe pse ende nuk kemi luajtur aq mirë siç kemi bërë gjithë sezonin e kaluar”, ka thënë Mourinho.





