Mos harro te me dergosh nje puthje...

Vasil Tabaku.JPG

VASIL  TABAKU ka lindur në Lushnje(10.9.1953), në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.

Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë.
Foto
 Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm.

 Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT - Ankara, Turqi.

Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.



Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:

- l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.

- 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

- 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.

-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.

- 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.

- 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.

- 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.

- 1999 - 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.

- 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.

- 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.

- 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.

- 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.

- 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.

- Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.


SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS:

Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.

- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.

Vasil Tabaku - HYRJA E PRANVERËS
VEPRAT LETRARE:

1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.

2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.

3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.

4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.

5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.

6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.

7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.

8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.

9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.

10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.

11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.

12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.

13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.

14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.

Etj.

ËSHTË PREZANTUAR:

15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.
16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.

Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil Tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.



HYRJA E PRANVERËS

Nga gëmusha e bleruar
U ngrit zogu
Dhe nga krahët
Shkundi dimrin.
Marsi
Me mijëra manushaqe
Puthi tonën…
Me një lirikë
Pranverën putha edhe unë…

Gëzuash pranverë
Afshi yt
Është në çeljen e luleshqerrës
Në biqet e grurit
Dhe bisqet e pemës
Në frymëmarrjen e blerimit
Në receptorin ku telefonon kjo vajzë
Adresën time të largët veriore…
Është në kopshtin e këtyre fëmijëve
Që emrin tënd
Cicërojnë brenda një vjershe.
Frymëmarrja jote pranverë
Është në dashurinë e ushtarit
Që në jakën e kapotës
Mban të çelur një burbuqe
Afshi yt është kudo stinë ripërtëritëse…

POEZIA E NËNËS

Retë dridhen lehtë përmbi hënë
Si shamia jote përmbi thinja
Paske dalë t’më presësh
Paske dalë mok e mira nënë,
Me njërën dorë nga gëzimi
Harruar tek zemra…

Paske dalë,
Buza ç’tu dridhka prej mallit…
Ç’mendon ashtu moj e mirë
Ç’mendon?…
Mos valle dhimbjet e ditëve te largëta…

Si rrezja
Fijen e njomë të barit
Më rrite
Ngrohtësia jote
U bë dashuria ime…
Puthjet e tua
Ëndrrat e mia
Dhe qumështi yt
Janë vet jeta
Vet dashuria…

FËMIJËRIA

Macja
Që loz
Me lëmshin e kaltër të mbesës
Nuk shthur thjeshtë një lëmsh
Kujtimet e mia zgjidh,
Fijet e jetës
Shpleks lehtë-lehtë,
Ditët e para të fëmijërisë…

Ditët e para të rritjes,
Këmbët e vrara nga gurët,
Këmishën e zbardhur
Varur në gardh…
Festa e abetares
Rrepa dhe gjyshi i bardhë
Një këngë e sapo mësuar
Tek fluturonte mbi gjithë kopshtin
Një pushkë druri sipër tavolinës
Me inicialet e gdhendura të emrit tim
Dhe një flamur i vogël
Në duart e mia…
U rritëm kaq shpejt…
Po fëmijëria
Më duket sikur
Zgjuar,
Gjithë zëra, prapa derës është…

Loz macja
Loz edhe mbesa ime Shpresa
Ngadalë lëmshin e kaltër mbledhin
Ngadalë sikur druhen
Mos fëmijërinë time trembin…

URA E QABESË
(Baladë)

Urë e largët në Lindje
Urë me gurë të mëdhenj
Nxirë si muzgje
Me shpinën shekullore
Kërrusur nga pasha e qindra ushtrive…
Ushtri që dynden drejt Orientit
Mbytur në zheg e pluhur.
Duke mbartur mbi vite
Peshën qiklopike të tragjedive…

Bir i Shqipërisë
Kaloi mbi ty
Mbi ty treti rininë
Nën flamuj e klithma të huaja
Poshtë qiellit zhuritës
Të saharasë së vdekjes

Urë e Qabesë
Si hyre kështu në këngët tona
Në pikën e lotit të nënave
Në ëndrrat e brishta të vajzave
Në dridhjen e buzëve që thaheshin,
Ndërsa në krahët e grave
Mbetej emri i nizamit pa varr?…

Urë e Qabesë
Kënga jote e zezë
Këndohej si himn i dhimbjes
Nën çati prej kashte
Rrënuar nga pritja…
Oh, mallkuar qofshin
Gjithë luftërat e pafund!
Ushtari i varrosur atje larg
Thërriste i trishtuar…
mbeç more shokë mbeç…

Eh moj urë e zezë
E zeza urë
Mbi shpinën tënde
Gjithë gunga ngrënë nga ikja
Si deve e gjymtuar në shkretëtirë
Nuk ngrihen më re pluhuri
Nga këmbët dhe arabatë
Ti mbete e varrosur brenda këngëve
Monument dhimbjeje
Por arkitektura jote e shëmtuar
Rishfaqet nga shekulli në shekull
Në imagjinatën e kombeve…

VLORA
(Baladë)

Ecnin, ecnin ata trima
Në luftë drejt Jugut shkonin
Edhe këngën “Vlora… Vlora”
Ndezur epope këndonin.

Ndezur epope këndonte
Edhe trimi gunëbardhë
Si ortek zemërimi zbriste
Të rreptët male radhë radhë.

Zbriste malet radhë radhë
Në ballë puthja seç i digjte
Puthje vashës atje larg
Si e dashurisë lulëkuqe

“Vlora…Vlora…Vlor’ e rrallë”
Ç’janë gjithë këta dasmorë
Me flamur ç’po ndodh vallë,
Deti ç’ka që nxinë moj Vlorë?

Oh nxin deti me dushmanë
Mbushur plotë me gjëmime,
lulet janë trazuar me plagë
seç u skuq pranvera ime…

tufa lulesh mbi të rënët
një zambak plag’ e Selamit
gunën lart çonin erërat
rënë mbi telat e dushmanit.

Rënë mbi telat e dushmanit
Heshtëte zemër e djaloshit
Pushk’ e nxehtë poshtë shkëmbit
Me vështrim përtej detit

Me vështrimin lart mbi det
U përkul një çast dielli
“Vlora… Vlora…” çeli buzët
Dhe pastaj përgjithmon’ fjeti

Fjeti trimi përgjithmonë
Atje larg e priste vajza
Me një grusht të bukur ëndrrash
Me një grusht ëndrrash të bardha…

Po veç shiu me ngadalë
Vinte tej nga perëndimi
E pikonte shkëmb e mal
Lot ’ paprerë hidhërimi

Bashkë me emrin e trimit
Stuhi erdhi vetë kënga
U ngrit mbi shiun e pikëllimit
Zjarr gjëmoi : “Vlora… Vlora…”

VALLJA E TRIMËRISË
(Kur i thanë Hamkos nënës së njërit prej trimave të Rrapo Hekalit se djali i saj ka rënë në male, ajo hoqi shaminë nga koka dhe nisi një valle që sot në Mallakastër e quajnë “Vallja e trimërisë”)

Hankua ish e lehtë si gjethi n’valle
Vajzat pas këngës vinin radhë radhë
Belin e hajthëm këputnin ngadalë
Herë ndezur flakë herë shtruar, shtruar…

Çelnin këngët nga gjoks’ i saj
Çelnin zemrat e vajzave për trimat
Plot dashurit’ ua jepnin pastaj
Djemve të fshatit si vetëtimat.

Një dit’ hanko stuhi doli në valle
Degët e çelura rrept tundnin pemët
Gonxhet pikonin lot ngjyrë alle
Ndërsa zi të dridhshme mbanin këngët

Larg në male kish rënë komiti
Pas istikamit kish heshtur një pushkë
Një rrëkezë gjaku nga shkëmbi zbriti
Dhe Flamuri ishte bërë i kuq prush…

Hankua e hoqi të bardhën shami
Mbi supe iu derdhën flokët e bardhë
Mbi dhimbjen u ngrit stuhi
Në vallen e trimit, gruaja e rrallë…

VJOLLCA
(Motrës)

Vjollca, Vjollca
Thirra tek dritarja e hapur
Dhe prita
Si atëherë të nderje gërshetat jashtë
Të rendnim nëpër kopsht
Në flok
Të të hidhja një grusht me xixëllonja
E gjer në lodhje
Të rendnim me zogjtë…

Ti kishe ikur
Rrugëve të jetës
Duke marrë me vete
Mallin tim
Gërshetat e bukur
Dhe dashurinë…
Në krahët e lumturisë
Qeshje me zë prej gruaje….

Është e vërtetë,
Ti një ditë
Do të ikje
Por nuk duhet të harrosh
Dritaren tonë Vjollca
Dritaren nga shikonim botën…
As kopshtin e vogël
Dhe rrugën tonë prej trëndafilash…
Zërat tanë
Rendin
Me mbresa drite mbi supe
Nëpër hapësirat e qytetit
Që ne të dy
Ndërtonim dikur
Në arkitekturën naive
të imagjinatës sonë…

GJITHMONË MBETET DIÇKA

Gjithmonë
Mbetet diçka mes nesh
Gjurmët e lodhjes
Dhe fytyra e lumturisë

Nga një grumbull zhavorri
E gurësh
Mbin një qytet…

Mbi egërsinë prej uji
Të një lumi
Ngrihet dritë

Mbi ashpërsinë e gjelbër
Të një mali
Mxherrim bukë

E mbi vitet që ikin dhe ikin
Lëmë zërin tonë…

DITA E NJË SHTATORIT
(Enkelejdës 6 vjeçare)

Është i pafund numri i luleve
Emrat e tyre, të panumërt janë
Ashtu si emrat e gjithë fëmijëve
Që sot ulen në bagën e parë…

Ngjyrat e luleve janë të shumta
Si ëndrrat tuaja o gjashtëvjeçarë
Aty ku fillon të hedh hapin A-ja
Krahët tuaj, fluturim kanë marrë.

Është ngritja juaj e dytë në këmbë
Rrugë e germave që të çon në jetë
Këtej janë nisur të gjithë nga kjo bangë
Të gjithë – heronj dhe njerëz të thjeshtë…

PASQYRIM

Saranda
Vajzë gazmore
E porsa zgjuar
Para pasqyrës së dridhshme të Jonit
Ri e drojtur
Me agrumet e shpleksura
Tek ia krehin erërat
Me kaktuset e gjelbërt si qerpik
Dhe diellin
Ndalur ngrohtësisht si buzëqeshje
Mbi buzët ku fle puthja…

Kështu e pash këtë mëngjes Sarandën
Në pasqyrën e kthjelltë të detit
Portin e vogël
Me anijet ngarkuar me grurë dhe agrume
Dhe pallatet
Tek shtohen
Si çerdhet e pranverës
Rrugët e saj
Si një maratonë ëndrrash
Dhe shkallaret e blerta me gjelbërim
Ndërtuar
Nga dashuria e të rinjve…

JAM MALLAKASTER

Vendit ku jam rritur

Neper kraharor
Nje stuhi rrufeshe
Dhe ujrat mahnites te Pocemit…
Krahet
mbush me perqafime
Ndersa iki tej
Mbi dallget e valles mallakastriote
I dehur nga dashuria
Mikpritja e rralle
Ndersa
buzeqeshjet e vajzave te bukura
Zene prit
posht degeve te ullinjeve…
Jam Mallakastra…
Jam kenga shperthyese
Mbi gonxhet e perflakura.
Jam brerorja shmgjyrshe e petaleve
Mbi kuroren madheshtore te Gradishtes
Jam puthja e rrembyer fshehtas
Ne luginen e Vjoses
Malli prej pelegrini
Neper guret magjik te Gjanices…
Mos me zgjoni
Me lini ne enderr..
Me lini aty
Mes aromes mahnitese te trendelines
Ku dashuria e pare
Denes ende
Duke pritur…
Po qiejt e thelle te Mallakastres
Pikon mjalt prej yjesh
Me cyrekun verbues te henes
Neper buzet e mia
Copza hene dhe kokerra yjesh
Si nje grusht shegesh te shkerrmoqura…
Mallakaster
Princesha ime fisnike,
Jam dashuruar me ty gjer ne marrezi…
Rruget e tua
Me hijet e bajameve shendritese
Me hapat prej gjethesh te vajzave
Skifteret e veshtrimit te djemeve
Rrembejne
pellumbat e bardh te gjinjeve
dhe ikin tej
neper bokerrima krojesh peshperites
me fshehtesite e fshehtesive
ku fshehtas
zgjohet dashuria…
Jam Mallakaster
Jam zjarri dhe drita
Jam enderra dhe puthja
Jam brohroima e qiejeve te thelle
Me duart te mbushur me vetetima…
Jam Mallakaster
Jam vet bukuria,
vet zgjimi dhe dashuria
Jam dita
e permbytur ne detin e diellit
Me puthjen
Varur tek Hena…

MADHËSHTIA

Ai bëri gjithçka
Edhe këngën e bleu.
Për lavdinë e vet
Porositi dafina dhe degë ulliri,
Rroba të shkëlqyera,
Luks, pasuri, fjalë të bukura.
Hordhitë e servilëve
Me dorë në zemër i uronin
Jetë dhe lavdi.

Nuk e di se si ndodhi
U thye
Një këmbë e fronit madhështor
Dhe ai
U rrëzua për tokë.
Asgjë nuk mundi ta ringritke përsëri
As lekët
As kënga e porositur
As dafinat dhe degët e ullirit
As eunukët e servilizmit, asgjë
Nuk e ribëri atë më
Njëri të parë...
Ai mbeti atje poshtë
I harruar nga të gjithë

Në turmën e panumërt të anonimëve...


GJITHÇKA FEMËRORE

Gjithçka femërore
e vodhën duart e mia...

Rrëmbyen
afshin e puthjes

Prushërima e brishtë
përvëlonte mallin
ti nuk je më

Nga gjithë ajo stuhi e tërbuar
tashmë
ka mbetur
vetëm fantazma e kujtimeve
në një varrezë zërash...

Era e mbrëmjes
luan
me barin e varrezës
si me flokët e tu të gjatë...

IDENTITET

Tani
Jam vetëm
një qiell udhëtues
drejt vdekjes
shndritës
përvëlues
dhe i tejdukshëm
si fjala
Nëpër humnerat e shpirtit
ndiej si gremisen retë
gjëmimet
vetëtimat shkreptitëse
mbi jelet e kuajve të trembur
ku rri e mbërthyer
heshtja ime prej shiu...

IDENTITET

Tani
Jam vetëm
një qiell udhëtues
drejt vdekjes
shndritës
përvëlues
dhe i tejdukshëm
si fjala
Nëpër humnerat e shpirtit
ndiej si gremisen retë
gjëmimet
vetëtimat shkreptitëse
mbi jelet e kuajve të trembur
ku rri e mbërthyer
heshtja ime prej shiu...


NJE BOTE ME DASHURI

Forma magjike e trupit tend
Esht ne duart e mia
Nje shtjelle ajri,
Nje shi puthjesh pafund…
Beuzet e tua
Te pergjakura
Nen ferferima te fshehta
Mbulojne shpirtin
Ndersa hapi yt prej future
Zhben qiejt
Dhe vetetimat
I mbledh ne tufa si lule
I derdh mbi floket e mi te bardhe
I shendron ne pekedhelje tinzare…
Pakam qen nje bubullime
Mbi gjoksin tend
Te shendruar ne ofshame
Ku dy gjinjte e bardhe
Cmenden marrezisht
Neper marrezira
Ku zgjohet e befasuar
Dashuria…
Ne luajme
Ne vuajme
Ne qajme
Ne qeshim
Bejme marrezia pafund
Kerkojme fundin e botes
Ndersa
Paprtiur kuptojme
Se jemi vetem tek filim I fillimit
Ne femijerojme gjer ne pabesi
Brohorasim
Ne festen e shpirtit
Rendim
Rrezohemi
neper shtigje perqafimesh
Pushtohemi
Shendrohemi ne nji
Cmendemi gjer ne cmenduri
Dashurojme pa e ditur
Gjer ne tejdashuri…


RIAERDHJE...

Erdhe ti
Me hapin prej fluture
Mbi kalldrëmin e yjeve…
Dhe unë nuk e dija
Dashuria nuk paska moshë
Bota
Qënka ndertuar prej dashurisë…
Prej dashurisë
Janë ndërtuar dy sytë e tu magjik
Nga dashuria
Buron fjala jote ngazëlluese…
Dashuria,
Qënka vet shpirt yt i bukur
Plot fshehtesi drite dhe enderrash…
Dashuria,
Çeli zambakun e purpurt
Të buzëve të tua,
Ku puthja ndjehet e lumtur…
Dashuria
Janë dy krahët e tu
Të mbushur me qiej perqafimesh


GJEOGRAFIA E MUNGESAVE

Më mungon ti,
kjo
nuk është e gjitha,
është koha
e mungesave të mëdha.
Kërkoj dritën,
kur
nuk kam zjarrin,
prushrimi i yjeve,
më përvëlon kraharorin.

Kanë humbur lumenjtë,
brenda etjes sime.
Nata,
shpall
festën e zezë.
Fjalët,
të lidhura si skllevër,
tërheqin
zinxhirët nëpër terr.

Është rralluar ajri,
koha,
ha vetveten,
duke rendur e masakruar
drejt harrimit.

Më mungon ti,
kjo
nuk është e gjitha
është koha
e mungesave të mëdha.

Koha
i mungon vetvetes.

Kohë, ah koha...
Unë rend
në pakohë të kërkoj kohën...

NJE,DY,TRE…

Nje, dy, tre,...
Numeroj deshirat
Dhe qiejt rrembej,
T’i jap dhurate…
Por qiejte
Nuk mjaftojne.
Nuk mjaftojne lumenjte
Te paket jane detet…
Gjithcka
Eshte e pamjaftueshme
Perpara madheshtise se dashurise…
Nje,dy, tre…
Duart
Bashkohen
lart ne horizont
Dhe ti
duke buzeqeshur
Me thua se nje puthje
eshte gjithcka
Nje puthje
eshte vet liria,
Eshte
jeta jone prej drite
Eshte zjarri I shpirit tone
Dhe magjia e perqafimit…
Na mjafton
vetem nje buzeqeshje
Qe ne
ti hipim kalit te harbuar te gezimit
Dhe te humbim
tej neper fshehetesite tona,
Atje
ku dashuria
feston zhurnmshem
Dhe shndrohet
ne nje uragan pasionesh
Klithmash lumturie
Dhe britma enderrash …
Nje,dy,tre…
Me duaj
Dhe me shkaterro qenien
Shperbem
ne pluhur yjor
Dhe derdhem
Mbi supet e gjithe te dashuruareve…

TROPOJA

-Ja kushtoj miqeve te mi poete tropojane

Valltare elegante
Me nje fashe te kaler reshe
Rreth belit delikat
Ndersa buzeqeshjen magjike
Tund ne ajer
si nje shami prej lule bjeshkesh
dhe boten mbush me dashuri
Me drite vallesh mahnitese…
Tropoja,
Vajza alpine
Me te cilen
jemi dashuruar te gjithe…
Kenga qe fluturon
Mbi majekrahun e brishte
Henen mitike
ka shendruar ne lahute
Tupanat gjemuese
I ka bere prej diellit…
Tropoja
Me emrin e ndertuar prej puthjesh
Nga puthja rilinde…
Tropoja
Shtojzavalle ujvarash
Skllaveron embel veshtrimin tim
Duke me shendruar
pak e nga pak
Ne djaloshin Muji…
Tropoja
Enderra ime prej bore
Ortek I fuqishem pasionesh
Mbi pasqyrat shendritese
te liqeneve malor
Une shoh zerin tim
Shqiponjen madheshtore
Mbi horizontet e thinjur
Me copra legjendash….
Zeri im
Me puthjefjalen Tropoje…


DRITHËRIMË

Ndër duar
një e qarë fëmije,
një tufë dënesash
ngrihen nëpër hapësirë
si një tufë zogjsh
ku dikush ka qëlluar më armë...

Mbi duart e mia
copëra belbëzimesh dhe drithërima
nuk di nga binin...
Diku
një fëmijë qante
mbase për lodrën e tij,
ndoshta për një trill
apo thjeshtë për bukë...

Një e qarë fëmije
vrapon nëpër rrugë
duke u penguar nëpër gurë...

CAMERIA

Ti je tek une
Je Brenda meje
Je dashuria dhe shpresa ime
Je toka dhe qielli I bekuar Cameri
Je emir im I kryqezuar
Mbi ballin e shekullit te ri
Dhimbja e madhe prej dielli
Psheretime e pergjakur
Zeri I prangosur
Dhe heshtja madheshtore e triumfit
Mbi zgjimin e ujit,
reve, shiut dhe rrufeve…
Te kam pritur Cameri
Ne rrugen e gjate te munidmeve
Me Henen e bukur te mbremjes
Me puthjen e purputr te agimit
Por ti Cameria ime martire
Je ende peng I dhimbjes
Ndersa buzeqeshjen
Hedh mbi token e fyer
Si nje drite enderrash…
Mbuluar
Me pelerinen e kesaj drite
Jeta rilindi
Dashurite
Shperthyen
Nje kopesht madheshtor
Puthjesh dhe perqafimesh
Mbi tiranine e vdekjes…
Cameri
Dashuridhimbja ime madheshtore
Kajrafili I pergjakur
Rritur mbi kraharotin e Shqiperise
Por gjersa LIRIA
Te jete dashuria jote Cameri
Shpirti im
Nuk eshte ende shpirt
Zemra ime
Nuk eshte ende zemer
Kenga ime
Nuk eshte ende kenge
Zeri im
Nuk eshte ende ze
Fjala ime
Nuk eshte ende fjale
Puthja ime
Nuk eshte ende puthje
Dashuria ime
Nuk eshte ende dashuri
Por zemrimi im I permbajtur
Zjarre te mdhenje ka ndezur
Ka perflakur qijet
Detet ka shendruar ne thirrje
Dallget ka kthyer ne zera te fuqishem
Horizontet
Tashme jan zgjuar
Bota ka ndalur rrotullimin
Dhe degjon zerin tend Cameria ime…


ETYD

Mbi rruge,
balerinat e pikave te shiut
me marrin per dore...
tej ne horizont,
une pash kalin e lodhur te vrapimeve te mia...
nje buzeqeshje e harruar mbi peme,
me thosh se jeta eshte e bukur...
poshte pemes,
nje pellumb i vrar
dhe macja tinzare qe festonte...


PËRTEJ PRITJES

Veshur me buzeqeshje
Sikur mbi supe
Të kishe hedhur
Pelerinen e argjendët të hënës…
Dhe Bota…
lunate me luftërat,
Dashuritë
puthnin vdekjen
në buzët e ftohta
Liria ishte kryefjala e ditës
Iishin mbaruar fjalët
Kufoma këngësh
Ndertonin qytetin e heshtjes
Vëndi im,
Përmes plagësh
Përshëndeste
dritën që zbriste nga qiejt
Me litar rrufeshë
Sa i gjatë ky tranzicion
Kjo pritje e thinjur shpresash
Mbi krah zogjësh të uritur…
Oh tepër e gjatë pritja përtej pritjes…
MOSKOHA
Më kishin vjedhur duart
Duart e mia të bukura
Harruar,
Mbi fasada të shëndritëshme…
Sytë e mi prej pika uji
Ishin arratisur
Mbi buzët e etjes…
Koha vraponte e shpërfytyruar
Drejt moskohës,
në harrim…
Gjithçka
Ishte një përzjerje orësh, ditësh dhe vitesh
Gjithçka dhe asgjë…
Ndërsa në treg
Një koleksion fytyrash të shpërfytyruara
Shiten si orgjinale..
Kohë e moskohës,
Ti fytyrë e mosfytyrës
Dashuri e mosdashurisë,
urrejtje e mosurrejtjes.
Oh
Më në fund
Ju lutem,
lërmëni në detin e dhimbjes sime…


MASKARENJTE

Per fat te keq I kemi kudo rreth e rrotull nesh…

Buzeqeshja e tye
Nje enjgjell I vjedhur nga miresia
Poshte maskes se buzeqeshjes
Nje fytyre e neveriteshme hakmarrse
Plot mllef ndaj nesh
Plote ligesi ndaj kohes
Dhe plote zezim ndaj drites…
Neper fjalet e tyre
Une shoh si vdes e verteta
Koyfoma e dashurise
Hesht neper arkivolin e buzeve te maskarenjeve
Shpirti I tyre
eshte thjesht nje nate e zeze
me lulet e hidhura te se keqes…
Ata kurre nuk e diten
Cfare eshte dashuria,
Ata kurr nuk njohen perqafimin
Dhe magjine e puthjes…
Maskarenjte
Edhe shpirtin e shesin,
Edhe zemren e kane shendruar ne mall tregu
Maskarenjte
Edhe token e shenjte te Atdheut
E mohoine
E japin peng
Maskarenjte qe nuk e njohin ngjyren e bardhe
Jane miqe vetem me naten…
Maskarenjte
Vrases te padukshem te miqesise
Dhe armiqte e eger te se vertetes
Meritojne vetem nje emr ne shqip
Maskarenje…


ME DUAJ

Eshte e lehte te mos me duash
Eshte e thjeshte te me lesh ne harrim…
Po ti e di
Une jam I gjithi nje puthje
Ku shpirti detezon perms brohoritjeve
Ne pritje te perqafimit...
Perse te mos shkojme
Neper dallget e terbuara te harbimit
Ku jeta cmendet
Ku zemra nuk eshte zemer
Por nje shperthim zjarresh…
Eshte e lehte te mos me duash
Megjithate eshte e pamundur
Futures t’i mohosh fluturimin
Te fshish nga qielli te kalteren e thelle
Eshte e thjeshte te me lesh ne harrim
Por nuk mund te harrosh
Vrapimin e yjeve
Neper buzet e perzhitura te puthjes
Qiellin qe mer fryme
Perms ledhetimeve te tua…
Mos harro
Per dashurine
Kam nevoje
Njesoj si per ajrin
Sepse toka
I lind vet lulet
Per te zbukuruar trupin …
Mos harro te me dergosh nje puthje
Me petalet e kaltera te trandafilit…
Ndersa bota mbusht e tera me celje shumngjyreshe
Ku asnje lule nuk eshte e njejte
Dhe gjithe perqafimet jane ndryshe….

VETMI

Perqafimi im
Ky shall transparent
Mbi gjoksin tend
Ku zgjohen
Dy pellumbat e trmbur te gjinjeve
Ferferine
Dhe humbet lart ne qiell…
Syte e mi prej uji
Pikojne
Mbi puthjen e harruar
Neper diten e zhurmeshme
Heshtja ime prej zambakesh
Keputet lehte
Sic keputet nje re nga horizonti
Prej gishtave te tu…
Dhimbja ime
Shendruar ne gjethe
Shkermoqet ngadale
Nga pakujdesia e gishtave te tu
Ndersa zeri im
Iken per te mos u kthyer me kurre
Mbi krahet e futures…
Une gjith dhimbje
Koken mbeshtes
Mbi krharorin e ftohet te vetmise…



PRISHTINA

Nje toke
E bere prej shpirtit tim
Prej dhimbjes dhe krenarise
Prej drites dhe zjarrit te zemres sone…
Prishtine.
Emri I identitetit tim shqiptar
Fjala e dashurise sime te madhe
Dhe puthja prej qielli
Ku perqafohen horizontet…
Kam rene ne gjunje para teje
Qytet I lirise.
Neper guret e rruges
Lemoj hapat e heronjeve
Jeta e tyre
Eshte shendruar ne buzeqeshen tende
Na mallin tend,
Ne perqafimputhjen
Dhe lotedritezimin tend Prishtine…
Jam dashuria jote
Jam zeri yt prej pike loti
Dhe grimca lumturie pakufij
Jam zambaku I celur ne kraharorin tend
Prishtine,
Frymemarrja jote
Mbush qiejt
I jepe jete gjithe bijeve te KOSOVES
Nepre krahet e plagosur te rruzullit
Ata si zogjte
Presin tu forcohen krahet
Per te rendur ne nje fluturim pakthim
Drejt teje Prishtine…
Epokat
Shfletojne horizontet
Si flete te histories
Perms gjemimeve te viteve
Gishtat e mi te drojtur
Shkruajne kryeemrin e paqes
Prishtine…

Tirane 21 shtetor 2012

KLITHMË

Zgjat dorën ta kap
Një tufë zjarresh
Përvëlojnë gishtat
Mbi shpinën e një zogu
Fluturon
brenga jonë
prej ajri dhe drite
Të gjithë e shikojnë
Dhe askush
nuk e dëgjon
Ndërsa shikoj malin
të çahet tejpërtej


TI KE IKUR...

Të kam dhe nuk të kam pranë...
Duart tona
Dy krahë shpendi të trembura
Ndërsa dhimbja
Shndërrohej në një puthje pa fjalë...
Unë kisha përqafuar qiellin
Dhe ndieja yjet
Të më përvëlonin buzët
Si pika loti të nxehtë...
Tashmë...
Ti je një zjarr shndritës
Nëpër shpirtin tim
Të shndërruar në qiell...


XHAMIA BLU

Kisha hyrë
Në brendësi të qiejve.
Një mysliman
Ulej dhe ngrihej
Si pendul i orëve të shpirtit njerëzor
Një qetësi perëndish
Me gjestin madhështor të faljes.
Ishte çasti
Kur Turqia
Binte në gjunjë përpara Zotit.

Stamboll, gusht l994.


VALS BLU

Se kush mi ka vjedhur fjalët
Danubi
Derdh blunë e thellë drejt qiellit.
Mbi valë
Valsi i bukur i Hënës
Sonte
Nuk jam vetvetja.
Sonte
Jam Hëna mbi Danub
Heshtja ime
Një varkë që ikën drejt qiellit...

IDENITITI

Veshtrimi im
Eshte mosha e dhimbje.
Eshte mbremja e dashurise,
Eshte heshtja e puthjes
Dhe zgjimi I zemrimit
Mos e prekni…
Frymemarrja ime
Eshte
Qielli I te braktisurve
Rruga plot stuhi e shprese
Dhe rilindja e drites
Perms syrit te femijes
Mos e zgjoni frymemarrjen time…
Merrmeni perdore
Drejt hapsirave te shpirti tuaj
Dhe bemini enderren e muzgut
Ku mengjeset struken
Si zogje qe presin
T’u lindin krahet….



KOSOVA tashme jeton LIRINE e saj te plot, ajo tashme pas mbikqyrjes se nderkombetareve per Pavarsine e saj, eshte me teper krenare, fisnike, dinjitoze dhe Demokratike. Kosova tashme ehte shpirti yne, zeri yne, fjala jone, enderra jone, dashuria jone dhe toka e cdo shqiptari...

Dashuria ime

E ka emrin KOSOVË
Dhimbja ime
Ka portretin e KOSOVËS
Malli im
Ka frymëmarrjen e KOSOVËS
Shpresa ime
Është e nesërmja e KOSOVËS
Ëndrra ime
Është syri i KOSOVËS
Zgjimi im
Është një diell i ngrohtë KOSOVE...
Unë nuk jam pjesë
As copë, as fragment
Unë jam vet KOSOVA
Jam SHQIPËRIA...