“Në një ndeshje të vetme, gjithçka mund të ndodhë, por ne jemi superior ndaj Napolit në afat të gjatë. Ne kemi lojtarë më të mirë, kemi histori më impresive dhe jemi mësuar të fitojmë”.
“Megjithatë, ne duhet të qëndrojmë të alarmuar. Ata janë një ekip në ngritje dhe e treguan këtë në finale të Kupës së Italisë, se çfarë mund të bëjnë”.
“Ne duam t’i mposhtim ata me qëllim që t’i japim një goditje moralit të tyre. Gara për titull ende është e gjatë, por do të jetë një goditje psikologjike për ta nëse ne i marrim të tre pikët”, ka thënë Marchisio për La Gazzetta dello Sport.





