Magjistari i Hallouinit, i bie koka pas çdo teshtitjeje (Video)


Magjistari amerikan, Rich Ferguson, i njohur edhe me emrin “The Ice Breaker”, i ka lënë të gjithë gojëhapur me truket e tij, të denja për festën e Hallouinit që po afron dhe që festohet masivisht në SHBA.
Iluzionisti amerikan i ka mahnitur banorët e San Luis Obispo, qyteti i tij i lindjes në Kaliforni, pasi duke ecur nëpër rrugë, luante me trukun e kokës që bie nga trupi sa herë që magjistari teshtitej.
Të gjetur në një situatë të papritur dhe me magjistarin që u shfaqej befas në mes të rrugës, reagimet e njerëzve kanë qenë nga më të ndryshmet; kishte nga ata që e merrnin me sportivitet, por edhe të tjerë që mbeteshin të tmerruar pasi pamjet duken tërësisht reale.