“Unë jam i lidhur me Shqipërinë por kjo është e tera. Eshte një lufte per tre pike dhe une mbroj ngjyrat e Norvegjisë, nëse me vjen mundësia per te shënuar gol do ta bej edhe pse vete jam shqiptar” është shprehur futbollisti i Helgingborg për faqen norvegjeze Vg.No.
Futbollisti gjakovar, i cili ka ikur ne moshën 8 vjeçare ne Norvegji u thirr për here te pare pas 7 vjetësh ne kombëtaren norvegjeze ku luajti disa minuta ne fitoren 3-1 ne Qipro. Ai nuk ishte thërritur ne kombëtare qe nga viti 2005, por qe kur kaloi nga Frederikstad te Helsingborg, ai ka përparuar shume ne lojën e tij dhe po shkelqen ne kampionatin suedez.
I pyetur nga gazetari norvegjez, Gashi ka mbrojtur edhe Granit Xhaken, i cili u akuzua se nuk ishte shënuar gol me qellim ndaj kombëtares shqiptare ne përballjen me Zvicren.
“Ai e ndali topin keq. E kam pare situaten dhe kam biseduar me njerëz qe e njohin dhe ata thone se ne ato momente nuk ka qene i përqendruar sa duhet. Ishte ndalje e gabuar e topit prandaj duket paksa qesharak ai rast” perfundoi futbollisti me origjine shqiptare i kombëtares norvegjeze. Te kjo kombëtare luan edhe 19 vjeçari Valon Berisha.





