Libri më i ri i Zef Përgegës “Zëri im Prishtinë” është dhurata më e vlefshme për komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe atë në vend për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptar, nga ai mund të mësojmë dhe studjojmë përvojat e caktuara dhe të vështira të autorit, si i vetmar, pa ndonjë përkrahje të veçantë të komunitetit por as institucionale, edhepse benefitet e grumbullimit të materialit dokumentues, si dëshmi e kohës, janë të shumëfishta.
Ndriçimi publik është lajmëtar i drejtësisë dhe themeli i demokracisë. Detyra e gazetarit është për të çuar më tej këto synime, duke kërkuar të vërtetën dhe sigurimin e një vlerësimi të drejtë dhe të plotë të çështjeve dhe të ngjarjeve. Gazetarët e ndërgjegjshëm nga të gjitha mediat dhe specialitetet përpiqen për t’i shërbyer publikut me ndërgjegje dhe ndershmëri. Integriteti profesional është themeli i besueshmërisë së një gazetari. Këtë përpiqet ta thotë autori Zef Përgega, përmes librit “Zëri im Prishtinë ”.

Pretendimi i tij me librin që ia sjell lexuesit është përpjekje jo vetëm për të pajisur lexuesin me njohuritë themelore të historisë së mërgimtarit, por edhe për të hapur debatin e munguar socio-politik për historinë e përbashkët në vendin e origjinës dhe jashtë vendit si standard, duke shoqëruar atë me formulime adekuate që janë të pranueshme në botë, të plotësuara me shembuj praktik të ecejekeve të gazetarisë vendore por edhe asaj esenciale hulumtuese perëndimore, edhe si kritikë; e para është shquar më tepër me burokraci të vendimeve, sesa e hulumtimit të fakteve dhe guximit intelektual për t’ia transmetuar të vërtetën lexuesit.
Parimet etike të gazetarisë mbi të cilat vlera është bazuar autori janë të dizajnuara si udhërrëfyes kohor nëpër vështirësitë e shumta, të tilla çfarë ishin më heret të natyrës ideologjike, dhe këto të tashme të procesit tranzitor dhe institucional shtetëndërtues, si konfliktet e interesit, korrupsioni.., për të ndihmuar gazetarët por edhe lexuesit e vëmendshëm të bëjnë dallimin kohor dhe për t’i pasur më të qarta dilemat etike.
Nëse gazetarët në Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë çuar në formulimin dhe miratimin e standardeve në gazetari, ato bukur i ka vërejtur autori, të tilla mund të gjenden në redaksitë e ndryshme të raportimit të lajmeve në shumicën e vendeve, ku ka shërbyer edhe vet, në ATSH, Shqipëri, e cila me ligjet e saja ka sankcionuar ligjërisht lirinë e shtypit.
Për t’i zbutur hamendjet hartuesi i librit Zef Përgega e ka pasur shumë më lehtë, ngase ai ka bashkëpunuar me shumë autorë letrash drejtuar presidentëve amerikanë, por edhe diplomatëve tjerë, ka shfrytëzuar raporte për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai, pra ka njohuri të mjaftueshme të standardeve perëndimore, ngase ai ka përcjellur, përveq raporteve mujore, edhe lajmet më të rëndësishme ditore, të cilat i ka shoqëruar me deklarata e intervista të personave publik dhe të atyre të botës akademike.
Përvoja e tij e çmueshme në gazetari, plotëson mungesën e shtypit ditor në Michigan, është komuniteti i vetëm në numrin e aq shumë komuniteteve që nuk e ka gazetën e vet, është tjetër gazeta Illyria, e cila nuk mbërrin te lexuesi me kohë, jashtë New Yorkut. Këtë dritare të munguar të informimit po e mbulon http://www.albdreams.net, e cila po bëhet një zë i artikuluar i informacionit gjithëkombëtar, brenda dhe jasht vendit, për t’i shërbyer lexuesit me risitë në komunitet, duke njoftuar të interesuarit për promovimin e librit më të ri të Zef Përgegës të 11-in me radhë, i cili përveq vlerave gjuhësore, historike, ka edhe vlera enciklopedike për të kaluarën dhe të tashmen e emigracionit shqiptaro-amerikanë. Ai (jo vetëm tash) ia dhuron lexuesit këtë libër praktik, shumë të nevojshëm, por edhe atyre të cilët kanë bëruar hapat e parë të cilët veçse kanë filluar ta duan gazetarinë, por me shembullin e tij iu tregon sesa është i vështirë ky profesion.
Gjatë rrjedhës normale të një detyre humane që ka marrë autori, mund edhe të mos mbështetet në referenca, ai ka mbledhur-fakte dhe detaje, edhe gjatë bisedave joformale, intervistave, duke bërë konsultime kërkimore, duke marrë foto, video, regjistrime, gjatë përpunimit të shënimeve ka ndodhur të bëjë përkufizime me pyetjet, nëse çdo gjë e mësuar duhet të raportohet dhe nëse po, si, a mund të shkaktojë e vërteta dëmë që prek interesat qytetare, apo dobi. Ky parim i tillë përkufizues do të thotë se disa vendime mund të kenë pasoja negative gjatë zbulimit të plotë të vërtetës, duke krijuar një dilemë praktike dhe etike. Ai disi (pa dashje) ka marrë edhe rolin e “kujdestarit” të formulimit të kodit etik në gazetari, e cila do të duhej të mirrej më tepër me përcaktime të sakta të gazetarisë dhe rolit të gazetarit, ai disi në një formë apo tjetrën ofron këshilla për përfaqësuesit e idealeve praktike të gazetarëve më profesionistë.
Autori i librit “Zëri im Prishtinë”, Zef Përgega ka një shqetësim shumëvjeçarë, të aplikimit legjislativ të gjuhës standarde shqipe në të gjitha mediat, qofshin ato të shkruera, audio, apo pamore, që standardet e tashme të gazetarisë janë duke i injoruar. Një nga çështjet më të debatueshme në raportimin e mediave moderne është paragjykimi, sidomos në çështjet politike, por edhe në lidhje me çështjet kulturore dhe të tjera. Sensacion është gjithashtu një ankesë e zakonshme. Gabimet e vogla faktike në libër janë gjithashtu jashtëzakonisht të zakonshme, pasi pothuajse të gjithë ata që janë të njohur me subjektin, apo që do ta sudjojnë më mirë tekstin e librit do t’iu duket si një raport i veçantë dhe shpejt do t’a kuptojnë. Këtu qëndron edhe mjeshtria e autorit, Zef Përgega.
Ka edhe disa shqetësime të gjëra, se si media do të vazhdojë të ndryshojë, për shembull, se shkurtësia e raporteve të lajmeve ka ulur besnikërinë ndaj të vërtetës, dhe mund të kontribuojë në një mungesë të kontekstit të nevojshëm për të kuptuarit publik. Nga jashtë Përgega parasheh se, rritja apo ekzagjerimi i aq shumëm informatave krijon mundësinë reale se ato mund edhe të manipulohen, pra ai lirohet me lehtësi nga kriticizmi i qëllimshëm, sepse ai nuk është historian, por gaztar, shkrimtar, poet, publicist, romansier… Raportimi selektiv është shumë i zakonshëm e që vazhdimisht aplikohet për ta pasur më lehtë lexuesi, atyre edhe iu është drejtuar, dhe nga natyra e tyre nganjëherë merr format e paragjykimit, nuk është e lehtë për ta kuptuar, edhe më vështirë për ta kundërshtuar.
Përgjegjësia, profesionalizmi dhe besueshmëria në fakte përshkohet tekstualisht, janë edhe pasuritë e vlefshme të këtij libri. Përgega pa mëdyshje dëshmoi se është violina e parë në komunitet. Angazhimi i autorit të fiton në publik një reputacion të fortë, pjesërisht varet edhe nga lexuesi, por edhe qëndrimet e tij në t’ardhmen me ndonjë libër të ri, analitik, edhe mëtej siç ka vepruar deri më tash t’i përmbahet me konskuencë standardeve etike, të cilat do të ndikojnë në qëndrimet e tij me publikun brenda industrisë librare.
AGIM VUNIQI