Duhet të ketë probleme më këpucët kryeministrja e Australisë, Julia Gillard.
Përpara pak muajsh ajo u sulmua nga disa protestues aborigjenë. Duke tentuar të largohej prej tyre, u pengua dhe i ra këpuca.
Kësaj here ajo është penguar në bar, gjatë një vizite në Indi. Ajo u rrëzua përpara kamerave. Sërish fajin e pati këpuca e saj.
Kryeministrja po vizitonte një memorial për Gandin gjatë vizitës së saj treditore në Indi.
Home »
» Kryeministrja pengohet e rrëzohet para kamerave (VIDEO)





