Jo vetëm strukturat ushtarake janë kontribuuese për sigurinë në Evropë


Nga Nënadmiral Charles Martoglio


Nënadmiral Charles Martoglio


Dua t’ju falënderoj për mikpritjen Ju dhe nëpërmjet Jush Forcat e Armatosura për pritjen madhështore dhe nderimet që na bëtë në organizimin  e kësaj konference. Dua të falënderoj shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë Gjenerallejtnant Drago Lovric që mban Kryesinë e radhës në këtë Konferencë. Edhe pse ka akoma shumë për të bërë, produkti i arritur deri tani për sigurinë rajonale është për t’u përshëndetur. Gjithë gjërat e realizuara deri tani janë të rëndësishme, sepse është kontributi juaj  jo vetëm për sigurinë e rajonit, por edhe për NATO-n. E rëndësishme është gjithashtu marrëdhënia që krijojmë mes vendeve të rajonit për të cilën jemi mbledhur sot këtu, e gjitha kjo nën frymën e Kartës së Adriatikut dhe që do të vazhdojë në këtë frymë. Në këtë konferencë është shumë e rëndësishme për të theksuar marrëdhënien e shkëlqyer që ekziston midis vendeve të A-5, nën mbështetjen e Komandës së Amerikane në Evropë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Marrëdhëniet e ndërtuara, e themi këtë jo thjesht se duhet ta themi, pasi ato nuk janë ndërtuar formalisht, por mbi bazën e besimit reciprok, besim ky i bazuar në fuqitë mbrojtëse që ka çdo shtet që influencon në të përgjithshmen. Ndërsa aspektet politike pësojnë ndryshime, herë pas here, marrëdhëniet ushtarake nuk ndryshojnë, ato mbeten njëlloj. Ne si lider ushtarakë bazohemi në të njëjtat sfida dhe pavarësisht nga ndryshimet politike, lidhjet ndërmjet nesh nuk ndryshojnë. Me këto forca ushtarake që kemi, me këtë koordinim ushtarak që kemi, sfidojmë çdo kërcënim që mund t’i kanoset secilit nga ne nëpërmjet zbatimit të motos “Pooling and Sharing”. Kjo është hera e parë që marr pjesë në Konferencën e Adriatik 5. Jam këtu për të mësuar dhe për t’ju mbështetur. Ekipi im dhe unë jemi të përgatitur për këtë konferencë. Siç bëjmë edhe ne në Amerikë në situatat e uljes së buxhetit për mbrojtjen, ka dy mënyra që forcat ushtarake të jenë shumë efikase. Efikasiteti është një ndër bazat për të arritur suksesin. Efiçenca që forcat kanë ndikojnë në sfidimin e mungesave buxhetore. Të dyja këto janë një forcë e çmuar që vlerësohen për sigurinë kombëtare, gjë që aplikohet edhe tek ne në Amerikë. Sot nuk janë vetëm forcat ushtarake që cilësohen si komponentët bazë, kyç, për sigurinë, por ka edhe organizma të tjerë që ekzistojnë në çdo shtet të cilat sigurojnë siguri dhe stabilitet për njëri-tjetrin dhe në përgjithësi. Përdorimi i forcave tuaja bashkë me ato amerikane në Afganistan, janë shembull tjetër i bashkëpunimit dhe i shkëmbimit të eksperiencës për arritjen e sigurisë në një vend si Afganistani. Duhet pasur parasysh që, në koordinimin e veprimtarive çdo agjenci të bëjë punën sipas fushës përkatëse, dhe të shkëmbejnë kontributet e tyre në realizimin e çështjes së përgjithshme jo të shkëmbejnë punët e njëra-tjetrës. Si për shembull, nëse pataten do ta prodhojë ushtria, atëherë do të kushtojë tre dollarë kilogrami, nëse do ta prodhojë fusha përkatëse, bujqësia, do të kushtojë 0.3 cent kilogrami. Pastaj varet nga zgjuarsia e çdo qeverie për të shfrytëzuar në mënyrë efektive, me zgjuarsi në drejtim të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në vend. Lufta e përbashkët duhet bërë në fushën e trafikut të armëve, trafikut të drogës etj., ku duhet të veprojnë të gjitha agjencitë shtetërore si një instrument i vetëm për të parandaluar pasojat që sjellin trafikimet e drogës, armëve, njerëzve dhe trafiqet e municioneve. Përdorimi i agjencive për të parandaluar trafikimin e tjera si armët e dëmtimit në masë, trafikimi i qenieve njerëzore, materialeve të përdorimit të dyfishtë të cilat janë një armë  e fuqishme në duart e grupeve terroriste. Përdorimi i koordinuar i forcave ushtarake, agjencive përkatës civile për parandalimin e këtyre abuzimeve të cilat ndihmojnë terrorizmin  dhe dëmtojnë sigurinë kombëtare dhe rajonale. Koordinimi i këtyre agjencive në mënyrë efektive, ndikojnë në parandalimin e problemeve që dëmtojnë sigurinë  të cilat i përmendi Gjeneral Gjunkshi në fjalën e tij. Forcat e rojës bregdetare duke bashkërenduar me njëra-tjetrën parandalojnë lëvizjen e mallrave në mënyrë të paligjshme. Të gjitha këto të koordinuara me njëra-tjetrën dhe të bazuara në ligje japin efektin e duhur jo vetëm për sigurinë, por kanë edhe një efekt psikologjik dhe social tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse ne sot ndodhemi këtu, për të evidentuar çfarë bëjnë vendet tona nga njëzet vite më parë deri tani në fushën e sigurisë dhe stabilitetit dhe për ta çuar atë më tej. Ndikimi i saj në të ardhmen është shumë i fuqishëm, ku nëpërmjet sigurisë të arritur shkohet në prosperitet, pra sigurojmë prosperitet me njëri-tjetrin nëse punojmë me njëri-tjetrin. Mënyra për të arritur efektivitet dhe efikasitet është ndërtimi i kapaciteteve të përbashkëta, pikërisht ajo që po bëjmë sot. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjëja më e rëndësishme është ndërtimi i aleancave, që sot e quajmë Aleanca e NATO-s. Po të shikosh dy ekonomitë, atë të Europës dhe të Amerikës, vëren se ato janë njëlloj. Zhvillimi ekonomik, si elementi më i rëndësishëm i një vendi, arrihet nëpërmjet ndërtimit të një ekonomie të fortë dhe të gjithanshme. Por që të funksionojë ky element kemi nevojë për siguri dhe stabilitet. Lidhur me çështjet që trajtuam sot, ajo që doja që secili nga Ju të pyesë për vendin e tij si të jetë sa më efiçent duke rritur rolin e agjencive më të rëndësishme të sigurisë  të cilat duhet të jenë efektive në vetvete dhe të shkëmbejnë eksperiencën mes njëra-tjetrës. Në këtë takim mes njëri-tjetrit koordinojmë punën tonë në fushën e sigurisë nën moton “Pooling and Sharing”. Konkretisht ne mund të kontribuojmë në fushën e shëndetësisë , stërvitjet dhe operacionet e kërkim shpëtimit me helikopterë, operacione të veçanta me forca speciale, përdorimi i të cilave do të japi efektin maksimal në situata konfliktuale të tjera me të cilat rajoni ndeshet edhe sot. Një tjetër fushë  e rëndësishme ku mund të zbatohet parimi “Pooling and Sharing” është fusha e parandalimit të trafikimit të armëve kimike dhe bakteriologjike, të gjitha këto në interes të parandalimit të konflikteve që mund të shfaqen sot dhe atyre q mund të dalin në të ardhmen. Siguria detare, që Gjenerallejtnant Lovric thekoi së është shumë e rëndësishme për të siguruar tregti të ligjshme. Jam shumë i nderuar që jam sot këtu dhe pata mundësinë të bëj këto vlerësime dhe jam i interesuar të dëgjoj se çfarë ju po bëni në kuadër të Kartës së Adriatikut për të mbrojtur sigurinë tuaj kombëtare dhe atë rajonale në përgjithësi dhe e gjitha kjo në mbështetje të asaj që kërkon NATO. Sot ju jeni më të fortë dhe më të bashkuar. Puna e përbashkët dhe me besim reciprok siguron efikasitet dhe efiçensë si dy komponentë të jashtëzakonshëm për sfidat që dalin në vazhdim. Faleminderit.

Fjala e zëvendëskomandantit të Komandës Amerikane në Europë, mbajtur në Konferencën e 16-të A-5 të Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të FA