Ja pse Izraeli duhet të bëjë tregti me armët bërthamore


“Foreign Affairs”



Ndalimi i centrifugave të Iranit duke pranuar një Lindje të Mesme pa armë bërthamore



Më 19 shtator, për habinë e askujt, Shaul Chorev, drejtori i përgjithshëm i Komisionit të Energjisë Atomike të Izraelit, deklaroi se qeveria e tij nuk do ta ndiqte konferencën kushtuar Lindjes së Mesme pa armë bërthamore. Deklarata rikonfirmoi edhe njëherë pozitën e gjatë të Izraelit që një zonë pa armë bërthamore mund të krijohet, vetëm nëse do të ketë paqe rajonale afatgjatë.
Deri sa të arrihet kjo paqe, Jeruzalemi nuk ka për të marrë hapa konkretë drejt eliminimit të armëve bërthamore.
Që prej 45 vitesh, Izraeli ka qenë i vetmi shtet me armë bërthamore në Lindjen e Mesme, duke pasur një rrjet strategjik kundër kërcënimit ekzistencial.
Që nga viti 1957, Izraeli ka investuar pasuri të pafundme në ndërtimin e një arsenali bërthamor në Dimona.
Ndryshe nga shtetet e tjera me armë bërthamore, Izraeli e nisi projektin e vet bërthamor jo për shkak të aftësisë së imagjinuar bërthamore, por për shkak të shqetësimit se mos forcat konvencionale arabe mund t’ia kalonin Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Që nga viti 1950, kryeministri izraelit David Ben-Gurion ia doli të menaxhonte kërcënimin nga modernizimi i ushtrive arabe, që ishin frymëzuar nga ndjenja panarabe dhe përkrahej nga Bashkimi Sovjetik. Shimon Peres, arkitekti i programit bërthamor të Izraelit dhe tashmë presidenti i Izraelit, argumentoi në fjalimet publike dhe nëpër artikuj gazetash se Izraeli duhet të kompensojë numrin e madh të ushtrive arabe me “shkencën” - një kod për armët bërthamore.
Aftësia bërthamore e Izraelit nuk ka qenë kurrë thelbësore për mbrojtjen e vendit dhe mund të bëhej shumë e rëndësishme, nëse Irani do të përgatiste armët bërthamore. Por ky rrezik nuk u materializua.
Doli që edhe superioriteti arab nuk u materializua. Qëkur Izraeli pengoi nisjen e luftës për armët bërthamore më 1967, boshllëku mes forcave konvencionale izraelite dhe ato të fqinjve arabë pati vetëm rritje.
Sot, në kohën kur ushtria siriane po copëtohet ngadalë, IDF mund të krijojë ndonjë kombinim të forcave konvencionale arabe (dhe atyre iraniane). Ky avantazh, i kombinuar edhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izraelin, i ka mbajtur larg vendet arabe për t’u armatosur kundër shtetit hebre – jo prej frikës së ndonjë shpagimi bërthamor.
Nëse Irani do të pajisej me armë bërthamore arsenali në Dimona nuk do ishte më i pavend; do të ishte një pengesë e madhe për të. 
Duke qenë se Irani nuk ka për të pasur një mundësi goditjeje dhe izraelitët preferojnë paqen nëpër konflikte, Jeruzalemi mund të provokojë për të shpallur goditjen e parë bërthamore. Përveç kësaj, vendet e tjera fqinje, siç është Arabia Saudite, mund të kërkojnë dhe ato armë bërthamore, duke çuar në destabilizimin në rajon dhe duke sjellë mundësinë e ndonjë shkëmbimi bërthamor të paqëllimshëm.
Duke iu frikësuar perspektivës së të jetuarit nën hijen e një terrori të tillë, shumë zyrtarë izraelitë kanë bërë thirrje për një goditje ushtarake për të ndalur programin bërthamor Iranian.
Liderët izraelitë, sidomos kryeministri Benjamin Netanyahu, tashmë po vërtetojnë se ekziston një lloj besimi që vendi mund të ketë përkrahje vetëm veten, kur vjen puna te sigurimi dhe ekzistenca.
Problemi i Izraelit është se një goditje nga Irani mund të sjellë pasoja të rënda, sidomos që kur IDF nuk mundet ta shkatërrojë tërësisht infrastrukturën e armëve bërthamore të Iranit. Izraeli mund ta vonojë procesin e armëve bërthamore të Iranit, por nuk e pengon dot.
Ndërkaq, një goditje ushtarake mund të provokojë një reagim të ashpër, duke përfshirë edhe sulmet me predha e raketa prej Iranit, Hezbollahut dhe Hamasit në qendrat me popullsi izraelite.
Një goditje mund të bëjë që regjimi iranian të nxjerrë ndonjë justifikim të përshtatshëm lidhur me vendimin e tij për armët bërthamore.
Kështu që Izraeli gjendet në një dilemë strategjike: të marrë parasysh bombën iraniane si një kërcënim ekzistencial, por që nuk mund ta ndalojë procesin e armëve bërthamore të Iranit apo të mos provokojë reagime të paparashikueshme.
Për fat të mirë, Izraeli ka një rrugë strategjike: të bjerë dakord që të heqë dorë nga arsenali bërthamor. Në vend që të mos pranojë thirrjet për një rajon të lirë nga armët e shkatërrimit në masë, Jeruzalemi duhet të marrë pjesë në një iniciativë të tillë – duke u bashkuar në një sakrificë të ngjashme nga të gjithë aktorët e tjerë rajonalë, duke përfshirë dhe Iranin.
Liria simbolike të çon në idenë se kjo mund të ishte një marrëveshje e pavlerë për Izraelin, duke dhënë shumë në shkëmbim të një sasie krejt të vogël.
Por një lëvizje e tillë mund t’i japë fund rrugës qorre e të hidhur që të çon te programi bërthamor i Iranit. Irani ka bërë thirrje për një zonë të lirë prej armëve bërthamore në Lindjen e Mesme që nga viti 1974 dhe e ka parë arsenalin izraelit si një kërcënim të madh, kështu që nuk do ketë asnjë lloj zgjedhje, veçse do t’i duhet ta përkrahë këtë iniciativë.
Izraeli mund të ndihet më i sigurt në rajonin e lirë prej armëve bërthamore. Kësisoj mund të ruajë superioritetin konvencional dhe aftësinë e tij për të frenuar sfidat konvencionale.
Izraeli nuk duket se do ta braktisë arsenalin e vet bërthamor, por edhe nëse e bën, nuk ka për ta humbur aftësinë për të prodhuar armë bërthamore në të ardhmen.
Mbi të gjitha, logjika e përdorimit të forcës për të siguruar një monopol bërthamor përballet me normat ndërkombëtare.
I njëjti tension mund të shkaktohet nëse sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit do rezultojnë të suksesshme dhe Teherani do të bjerë dakord të kufizojë zhvillimin bërthamor në vend, ose nëse koalicioni i kryesuar nga Amerika do të shkatërrojë pajisjet bërthamore të Iranit.
Ecja përpara e Lindjes së Mesme pa armë bërthamore mund të jetë çmimi që Jeruzalemit do i kërkohet të paguajë për përpjekjet e bëra nga komuniteti ndërkombëtar për të nxjerrë nga balta Izraelin, duke qenë se i kanoset rreziku.
Nga ana tjetër, nëse Irani bëhet shtet me armë bërthamore, votuesit e Izraelit mund të ushtrojnë presion mbi qeveritë e tyre për të dorëzuar armët bërthamore, vetëm nëse këtë veprim e bën edhe Irani. Sipas një analize të vitit 2011 të udhëhequr nga Shibley Telhami prej Universitetit të Maryland, 65% e hebrejve izraelitë preferojnë që as Irani, as Izraeli të mos posedojnë armë bërthamore. Aftësia e Izraelit për armët bërthamore nuk ka qenë kurrë thelbësore për mbrojtjen e vendit dhe nuk ka për t’u bërë e rëndësishme, nëse Irani do të zotërojë armët bërthamore,
Por pasoja është e rrezikshme, sidomos për një shtet si Izraeli, që nuk ka nevojë të materializojë gjë. Nëse Izraeli angazhohet për një Lindje të Mesme pa armë bërthamore të shkatërrimit në masë, duke ofruar aftësinë e saj për armët bërthamore si një ujdi më vete, më në fund do të sjellë dobi për vlerën strategjike më të diskutueshme këto kohë.

Përktheu Rudina Dahri