Irani, nё prag të kultivimit tё një shteti bërthamor


Nga Yigal Carmon dhe Ayelet Savyon 

(Marrë nga MEMR)



Prapaskena - Traktati për Mospërhapjen e Armëve, ose NPT,  i ndalon shtetet anëtare tё pasurohen me uranium, në një nivel mbi nivelin e caktuar tё 3.5%-5% të kërkuar kryesisht për prodhimin e energjisë dhe mbi nivelin e 19.7% të kërkuar për kërkime mjekësore; edhe ky pasurim lejohet vetëm me miratim dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Për vite të tëra, IAEA, e cila përfaqëson bashkësinë ndërkombëtare, e kishte interpretuar të drejtën e NPT nga IAEA (superfuqive tё cilat posedojnë monopolin e pasurimit  tё uraniumit)  vetëm si e drejte për qëllime të ligjshme civile. Në përputhje me këtë politikë, në janar  tё 2005-ёs, drejtori i atëhershëm I IAEA, Mohamed ElBaradei bëri thirrje për një moratorium pesëvjeçar mbi aktivitetet e pasurimit të uraniumit, ose, siç tha edhe e përditshmja japoneze Asahi Shimbun: "Derisa ne te kemi përfunduar punën tonë për  te  gjetur një marrëveshje ndërkombëtare për ciklin e karburantit". Ai vazhdoi duke thënë se një moratorium do të ketë një rëndësi te veçante sepse do te vendosë "kufizime në të drejtën e çdo vendi për të zhvilluar një cikël të plotë (bërthamor) te karburantit". Në një tjetër intervistë, me AFP, në shkurt të vitit 2005, ElBaradei shpjegoi më tej: "Nuk mund të vazhdojmë punën si zakonisht, kur çdo vend mund të ndërtojë fabrikat e veta për ndarjen e plutonium apo pasurimin e uraniumit. Atëherë jemi duke folur për 30.40 vende me aftësi të mëdha armësh bërthamore, tё cilat mund tё shndërrohen në armë bërthamore në pune muajsh”. Për më tepër, kjo politikë ishte baza e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2005 mes Iranit dhe Rusisë, për sigurimin e lëndës djegëse bërthamore për reaktorin Bushehr. Sipas asaj marrëveshjeje, Rusia ndërmori masa për të siguruar karburant për reaktorin në Bushehr, ndërsa Irani ndërmori masa për t’i kthyer karburantin Rusisë, të gjitha nën mbikëqyrjen e plotë te IAEA. Kështu qё, të gjitha vendimet IAEA gjatë viteve, kategorikisht kërkonin ndërprerjen e menjëhershme te projektonte Iranit mbi pasurimin e uraniumit. Negociatat ndërmjet Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar  u fokusuan në kërkesën për të ndaluar pasurimin e uraniumit; me IAEA dhe superfuqitë tё bien dakord për të përmbushur nevojat legjitime të Iranit .Kur Irani refuzoi  tё ndërpresë pasurimin e uraniumit, Këshilli i Sigurimit i OKB vendosi sanksione mbi të, sanksione tё Bashkësisë Ndërkombëtare.
Administrata Amerikane Gradualisht po ndryshon politikën e saj bërthamore
Administrata amerikane gradualisht po ndryshon politikën e saj në lidhje me pasurimin e uraniumit. Sipas politikës së saj tё re, e drejta për përdorimin e uraniumit të pasuruar është ri-interpretuar si e drejtë e vendeve për të pasuruar uraniumin në tokën e tyre, për aq kohë sa është vetëm  për qëllime civile / paqësore. Kjo u pasqyruar nё deklarata tё përgjithshme siç ishte fjalimi i Presidentit Obama, nё qershor tё vitit 2009 nё Kajro, në të cilin ai deklaroi: "Çdo komb, përfshirë këtu edhe Iranin, mund tё ketë akses nё lёndё bërthamore, vetëm nëse ky akses respekton traktatin e Mospërhapjes sё Lёndёve  bërthamore. Ky angazhim përbёn thelbin e traktatit dhe duhet tё respektohet nga tё gjithë. Ky angazhim përbën thelbin e traktatit, dhe duhet te respektohet nga te gjithë... dhe unë jam i bindur se të gjitha vendet në rajon do tё kenë tё njëjtin qёllim. Unë jam i vetëdijshëm se do të jetë e vështirë për të kapërcyer dekada mosbesimi (midis nesh dhe Iranit dhe nё tё kundërtën) por ne do të ecim përpara me kurajë, ndershmëri dhe vendosmëri. Do tё ketë shumё për të diskutuar midis dy vendeve tona dhe ne jemi të gatshëm për të ecur përpara pa kushte e paragjykime, mbi bazën e respektin reciprok. Por duhet tё jetё e qartё për tё gjithë tё interesuarit se: kur bёhet fjalё për armët bërthamore, ne kemi arritur në një pikë vendimtare”. Më vonë, ky ndryshim është shprehur në terma mё tё qarta. Për shembull, para se të merrte pjesë në një Samit të Sigurisë në Tajlandë në korrik 2009, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton vuri nё dukje vërejtjet në lidhje me nevojat e sigurisë të aleatëve tё SHBA-sё, arabёve në Lindjen e Mesme, tё cilën mund të përfundojnë nёn hegjemoninë e një Irani bërthamor. "Ne duam qё Irani ti bёjё mirё llogaritё, se nëse SHBA-ja shtrihet si njё ombrellë mbrojtëse në rajon (për të mbështetur kapacitetet ushtarake të vendeve të Gjirit), atёherё është e pamundur që Irani tё bёhet më  i fortë ose me i sigurt; sepse atёherё ai nuk do të jetë në gjendje as të trembë e as të dominojë, vetëm duke u bazuar nё idenë se posedon lёndё bërthamore". Përveç ombrellës se propozuar të mbrojtjes, Presidenti Obama ka shprehur në mënyrë të përsëritur angazhimin e administratës së tij për të parandaluar Iranin nga posedimi i armëve bërthamore. Megjithatë, si presidenti ashtu edhe Sekretarja e Shtetit Klinton bëjnë kufizime vetëm përsa u përket armëve bërthamore, por nuk shprehin kundërshtimet ndaj të drejtës për t’u pasuruar me uranium, për aq kohë sa ajo është për qëllime civile dhe nën mbikëqyrje. Një raport i tetorit tё 2009-s nga agjencia iraniane e lajmeve theksoi se: Delegacioni i SHBA-ve nё bisedimet e Vjenës (për posedimin e lendeve bërthamore midis Iranit dhe 5 +1 ) po shqyrtonte mënyrat e deklaruara zyrtarisht, pra njohjen amerikane të sё drejtës sё Iranit për te pasuruar uraniumin në tokën e vet dhe shtoi se ndryshimi i politikёs nga SHBA-tё ndeshi kundërshtime me përfaqësuesit evropianë. Raporti i agjencisë se lajmeve Fars mund të jetë një pasqyrim i politikës së re amerikane, siç pohohet nga kryetari i atëhёrshmen i Shefave të Përbashkët të Shtabit Michael Mullen, në një intervistë nё maj tё 2009-s për kanalin e lajmeve ABC. Në intervistë, ai u pyet nëse Irani mund të ketë, si edhe Japonia një cikël të plotë programi bërthamor, nёn njё mbikëqyrje tё plotё", ai u përgjigj duke thënё se: "Ka shumё mundёsi". Në të vërtetë, kjo politikë e re i jep Iranit tё drejtën për pasurimin e uraniumit në tokën e vet për aq kohë sa ky pasurim bёhet për qëllime civile, e cila ishte në fakt një pranim i kërkesës shumëvjeçare tё Iranit se do t’i jepet një status i barabartë me atë të Gjermanisë dhe Japonisë (i njohur si Modeli Japonez / gjerman) qё Irani e ka kërkuar publikisht qё nё vitin 2005. Në një vizitë në Berlin në shkurt të vitit 2005, ministri i jashtëm iranian Kamal Kharrazi propozoi modelin Japonez / gjerman, si bazë për negociatat Iran-BE. Në një takim me Joschka Fisher, Ministrin e jashtëm gjerman, Kharrazi shtjelloi imtësisht nga perspektiva e Iranit zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me EU3: "Zhvillimet  paqësore bërthamore në Gjermani dhe Japoni mund të shërbejnë si një model i mirë për projektet bërthamore të Iranit dhe do të shërbejnë si bazë për çdo raund bisedimesh në këtë drejtim". Gjithashtu, në një konferencë tё përbashkët për shtyp, nё maj te 2009-s me ministrin e jashtëm japonez Hirofumi Nakasone dhe Ministrin e Jashtëm iranian Manouchehr Motaki, i cili bëri thirrje për zbatimin e modelit bërthamor japonez në Iran, si edhe, duke nënvizuar se: "Konsiderata që ekziston në lidhje me aktivitetet bërthamore të Japonisë duhet të zbatohet edhe për vendet e tjera, duke përfshirë këtu edhe Iranin". Motaki përsëriti se aktivitetet bërthamore të Iranit ishin "të ligjshme dhe paqësore", dhe tha: "Japonisë ju deshën shume vite për të ndërtuar besimin në lidhje me veprimtarinë e saj tё lendeve bërthamore. Irani është duke ecur në një rrugë të ngjashme ... Gjatë gjithë atyre viteve, Japonisë asnjëherë nuk ju desh të pezullojë aktivitetet e saj bërthamore".
A mund tё aplikohet Modeli Japonez / gjerman nё Iran?
Ka tre dallime mes Iranit dhe këtyre dy vendeve. 1) Si Gjermania  ashtu edhe Japonia kanë kufizime kushtetuese kundër armëve bërthamore; 1) Të dy vendet janë demokraci dhe për dekada të tëra kanë vepruar në një mënyrë që ka krijuar  besim  në synimet e tyre të përcaktuara dhe 2) Të dy mundësojnë mbikëqyrjen e plotë nga  IAEA tё  objektet tё tyre bërthamore. 1) Por Irani nuk mundëson mbikëqyrjen e plotë të IAEA ndaj objekteve të saj bërthamore; raportet ANEA dhe të OKB-së dhe rezolutat  e Këshillit të Sigurimit theksojnë se Irani nuk lejon inspektimin e plotë të objekteve të saj bërthamore dhe nuk bashkëpunon me IAEA. Për më tepër, në shtator të vitit 2012, ambasadori iranian në IAEA Asghar Soltanieh Ali theksoi se nëse bashkëpunimin mes Iranit dhe IAEA do tё vazhdoje atëherë ata duhet tё pranojnё kushtet e Iranit. 2) Irani nuk është një demokraci dhe sjellja e tij nuk e lejon krijimin e besimit në synimet e tij të përcaktuara. Zyrtari i lartë i Iranit për lёndet bërthamore deklaroi haptas se Irani kishte mashtruar rregullisht IAEA. Për më tepër, Irani gjatё muajve tё fundit ka bёrё tё ditur se synon të pasurojë uraniumin me 90%, për përdorim ushtarak (nëndetëse bërthamore) dhe 3) Irani nuk ka ofruar garancitë kushtetuese apo kuazi-kushtetuese, të krahasueshme me ato te Gjermanisë dhe Japonisë dhe garancinë se nuk synon të posedojë armë bërthamore. Në të vërtetë, në prill të vitit 2012, u bё një përpjekje nga Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe liderit suprem iranian Ali Khamenei, për të promovuar disa kushtëzime "kushtetuese" për armët bërthamore, në një formë fetwa. Në një intervistë, gjatë vizitës së tij në Teheran në fund të marsit 2012, Erdogan i tha televizionit shtetëror iranian se: "Unë besoj se (iranianët) janë duke përdorur energjinë bërthamore nё mënyrë paqësore". Megjithatë, përpjekja dështoi. Khamenei mashtroi administratën amerikane rreth fetwa-s së supozuar, pra ai jo vetëm që kurrë nuk lëshoi një fetwa që ndalon posedimin e armëve bërthamore, siç pretendoi se do tё bënte, por as nuk ishte i gatshëm ta merrte këtë vendim. Ndërsa ai bënte deklarata politike për ndalimin e posedimit te armëve bërthamore, këto deklarata nuk ishin në nivelin e duhur për t’u paraqitur nga administrata amerikane, si kushtetuese; pra ata nuk ishin një fatwa. Për një regjim islamik si Irani, rreziku i kësaj politike të re, siç u vu në dukje nga ish-drejtori i IAEA, ElBaradei, është se  i lejon shtetet anëtare NPT të bëhen shtete bërthamore dhe zhvillimin e aftësive për pasurimin e uraniumit në nivele të avancuara në tokën e tyre, nën maskën e qëllime të ligjshme civile. Në një intervistë, nё shtator tё 2012-s për CNN, ish-presidenti Bill Clinton vuri në dukje rrezikun e kësaj politike të re, duke thënë: "Irani posedon kontakte me shume grupe terroriste, saqë do tё jetё e vështirё zbulimi i sasisë dhe lendeve bërthamore qё përdoren për bomba. Pra, perspektiva e përhapjes sё “bombave tё vogla bërthamore me pagese” (mund të bëjë kërdinё dhe të bëjë dëme tё pallogaritura), rritet  edhe mё shumё kur një shtet i ri merr tё drejtën e posedimit tё këtij kapaciteti dhe vjen një pikё qё nuk do tё keni asnjë kontroll mbi ta.
Dy Politikat kontraktiktore (bërthamore) tё SHBA-ve
Është e sigurt të themi se edhe në qoftë se SHBA-ja kishte ruajtur politikёn e saj  tradicionale kundër pasurimin të uraniumit të Iranit në tokën e vet, Irani prapё do të vazhdonte përpjekjet për të arritur nё nivele të larta pasurimi me uranium  dhe armë bërthamore. Megjithatë, kjo politikё e re amerikane i jep legjitimitet dhe shtysë përpjekjeve tё Iranit dhe paraprin çdo marrëveshje të bazuar në pasurimin mbi 5%, në tokën iraniane. Për shembull, në vitin 2010, Irani së bashku me Turqinë dhe Brazilin, propozoi një marrëveshje me 5+ 1 (dhe e paraqiti atë edhe si një ultimatum), sipas të cilit Irani do të eksportonte 1.200 të nivelit të ulët uraniumi të pasuruar, për të pasuruar nga Rusia nё 20% për kërkime mjekësore. Siç u përmend edhe mё lart, administrata amerikane thekson kundërshtimin e saj absolut ndaj armëve bërthamore dhe synimin e saj për të parandaluar Iranin nga posedimi i tyre, duke argumentuar se një situatë e tillë do të çojë në një garë armësh bërthamore në Lindjen e Mesme. Megjithatë, politika e re e  SHBA-së, e cila nё një farё mënyrë e bën Iranin “shtet bërthamor”, mund tё çojë drejt një gare të armëve bërthamore; posedimi aktual i armëve bërthamore që mund të përhapet në  njё të ardhme tё largët por Administrata e Obama-s është e vendosur që të mos e lejojë.  Kjo politikë e re praktikisht (duke i lejuar Iranit të bëhet një shtet qё posedon lëndë bërthamore) erdhi në kohën kur Presidenti Obama nisi nismën e tij historike për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe vizionin e tij për çarmatimin bërthamor global, të cilat janë paraqitur në fjalimin e tij të prillit nё 2009-n në Pragë. Dy strategjitë, strategjia e re bërthamore qё lejon zhvillimin e shteteve bërthamore, vizioni i mos-përhapjes dhe çarmatimit bërthamor global, janë tërësisht në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kjo ndodh për shkak se: Në rastin e shteteve si Irani, u hapin rrugë posedimit tё armëve bërthamore, edhe pse ekziston një qëllim absolut, ndalimi i tyre në fazën e fundit të zhvillimit.  

* Yigal Carmon është presidenti i MEMRI, A. Savyon është drejtor i Projektit mediatik iranian MEMRI