Liridona Kuçi –Shqipmedia
Shqipmedia - Nga ju erdhi inspirimi për këtë këngë?
Adrian G. - Sa i hapa sytë në mëngjes më erdhi një energji shumë, shumë pozitive. Menjëherë shkova poshtë në studion time edhe fillova ta punoj beatin. Derisa e punoja këtë instrumental, u njohta me Florianin edhe kjo më inspiroi me shumë.
Shqipmedia - Shumë njerëz thonë që Floriani është ai që ka bërë këngën më të veçantë, mendoni edhe ju kështu? Po të ishit paraqitur solo në këtë festival mendoni se do të kishit të njëjtit sukses?
Adrian G. - Edhe unë e them këtë, definitivisht Floriani e ka bërë këngën edhe më të veçantë. Për këtë arsye kam punuar me muaj, netë e ditë që ta nxjerr maksimumin e këngës edhe ta prezantoj në mënyrën më të bukur. Mund të jem njeriu më i lumtur në këtë moment që kënga pëlqehet kaq shumë
Shqipmedia - I trembeni konkurrencës në këtë festival?
Shqipmedia - I keni munguar publikut shqiptar për një kohë paksa të gjatë. Me çfarë jeni marrë gjatë kësaj kohe? E keni shfrytëzuar për të punuar diçka të re apo më shumë për pushim?
Adrian G. - Gjithmonë kam pasur dëshirë që ta kem produksionon tim, studion time personale edhe studio per ushtrime këngësh edhe vallzime dhe kam punuar në këtë drejtim. Në fund ia dola mbanë, krijova studion, kam mësuar shumë rreth komponimit, kam punuar materiale të reja. Kënga me Florianin më mori gati një vit. Në shumë momente e ndjeja veten si i çmendur sepse për një vit mund të punohet një album, por tani e shikoj që i gjithë ai mund paska pasur një vlerë. Kam bërë miliona versione derisa arrita atë që dëshiroja unë. Desha të nxjerr maksimumin e këngës dhe besoj se ia arrita qëllimit. Do të zbuloj edhe diçka, kam bërë edhe këngë të tjera që do të publikohen.
Shqipmedia - A ka ndonjë vajzë në jetën e Adrianit që i ngjan ngjyra e kuqe apo vazhdon të jetë single?
Adrian G. - Shpesh herë ma parashtrojnë këtë pyteje kohën e fundit, por thjesht nuk dua tani të flas për këtë, siç thotë Vali Corleone është punë shumë e prekshme për mua. (qesh)
Shqipmedia - Keni pasur lidhje me vajza shqiptare dhe maqedone, cilat ju tërheqin më shumë?
Adrian G. - A ka më mirë se e jotja? : )
Shqipmedia - Cila është femra ideale për ju?
Adrian G. - Kur do ta ndjej këtë më mirë atëherë do ta përshkruaj me fjalë
Shqipmedia - Ku e kaloni kohën e lirë? Keni ndonjë vend ku mund t’iu gjejnë vajzat? Do na i zbuloni këtë gjë?
Adrian G. - Më shumë kohë këto dy vite i kam kaluar në shtëpi se aty e kam edhe punen time, por nëse nuk jam aty, gjendem në park ku shkoj shumë shpesh brenda javës, një prej ritualeve të mia më kryesore është vrapi ose ecja me qenin tim Simba.
Shqipmedia - Na tregoni nga kush e keni marrë puthjen e fundit dhe kur?
Adrian G. - Nga Simba, derisa e bëjmë intervistën jemi përqafuar, jemi puthur me miliona herë me të, zgjohem me të, flej me të, punoj me të dhe ndaj çdo moment me të, qofshin të mira apo të këqija
Shqipmedia - Ku ndodheni tani në këto momente që po jepni përgjigjet?
Adrian G. - Në studio : )
Shqipmedia - A është e vërtetë se nuk pranoni të bëni koncert para publikut tetovar?
Adrian G. - Jo, nuk është aspak e vërtetë. Unë për momentin nuk shkoj askund në mbrëmje derisa nuk e lansoj materialin tim, por për kohë të shkurtër, mbase për një muaj do të filloj me mbrëmjë edhe do të jem edhe në Tetovë.
Shqimedia - Së shpejti filloni inçizimet për klipin e ri të këngës “Ngjyra e kuqe”. Na zbuloni diçka rreth klipit, lokacionet, etj., etj..
Adrian G.- Për disa ditë e xhiroj klipin në Kosovë në disa lokacione më të veçanta. Do të jetë videoklip tepër i bukur, punuar nga Entermedia edhe ideja është tepër interesante, diçka që aspak nuk e keni menduar. Më mirë le të jetë suprizë ky videoklip. Do ta shihni menjëherë një ditë pas finales së Këngës Magjike.
Shqipmedia - Qarkullojnë fjalë se Flori Mumajesi ju ka shkruar një mesazh në rrjetin social facebook duke ju akuzuar për kopjim të këngës së tij “Tallava”. Ka diçka të vërtetë këtu apo janë spekulime?
Adrian G. - Asnjëherë deri tani nuk jam zënë me asnjë këngëtar apo gazetar edhe kështu dua të mbetet. Duke marrë parasysh që nuk është gjë e vogël kur dikush ta ofendon një punë që e kam punuar me muaj të tërë. Pastaj nëse kishte qënë ndonjë kopjim kënga ime, së pari publiku e kishte thënë këtë e jo artisti! Thjesht publiku është juria më e sinqertë dhe me rëndësishme.
Shqipmedia - Kthehemi përsëri te Kënga Magjike, te suksesi që pati kënga “Ngjyra e kuqe”. E prisnit këtë sukses?
Adrian G. - E dija që e kam këngën e bukur, por nuk e prisja që për kaq kohë të shkurtër do të bëhet hit çdokund edhe do thyejë rekorde brenda javës me miliona klikime. Më beso, aspak nuk e prisja.
Shqimedia - Çdo t’iu thuash gjithë atyre që e adhurojnë këngën “Ngjyra e kuqe”, që e lëshojnë 24/7 apo edhe atyre që e kanë vënë si ringtone në celularët e tyre? Prisni ndonjë çmim nga ky festival? Do të ketë përsëri këngë tjera apo mendoni të pauzoni përsëri?
Adrian G. - Fakti që kënga bën rrëmujë më jep edhe me shumë vullnet dhe fuqi për kengen time të ardhshme që do të dalë për dy muaj. Do të mundohem që të jetë sa më e mirë, besoj që ky është maksimumi im që mund të jap për të gjithë ata që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë këngën time. Sa i përket çmimit nuk e di aspak, për mua ky është çmimi më i madh kur shikoj që kënga ka marrë një hov të madh pëlqimi nga publiku.





