Charlize Theron: mosha 37 vjeçe
Më saktë vrasësja seriale Aileen Wournos e “Monster”, rol që në vitin 2003 i dha çmimin “Oskar”. “Një herë për një rol që më duhej të rrëzoja nga pesha 7 kg mbajta një dietë drakoniane, që eliminonte alkoolin, niseshtenë dhe darkën, në kuptimin që nuk mund të haja asgjë pas orës pesë të darkës. Në të njëjtën kohë bëja joga dhe shumë vrap. Ishte e tmerrshme, por këtë ma kërkonte regjisori. Megjithatë trupi e ndien ndryshimin, është më i fortë. Në jetën e përditshme unë kam masën 8 (42) dhe ndihem shumë mirë kështu”.
Kate Winslet: mosha 36 vjeçe
E njohur me interpretimin e saj në filmin “Titanic”, përkrah Leonardo di Caprio. “Kam forma femërore, por jo trupin e pjesës më të madhe të aktoreve të Hollivudit dhe jam e lumtur për këtë. Nuk jam elegante dhe refuzoj të bëhem e tillë. Në fëmijëri kam qenë topolake. Në moshën 16-vjeçare peshoja edhe më tepër se ç’duhej. Të gjithëve na pëlqen të hamë dhe kjo është karakteristikë e familjes. Xhaxhai im është kuzhinier, edhe imë më po ashtu. Gatuan në mënyrë të përkryer. Më vonë, me ndihmën e ‘Weight Watchers’ u dobësova, por nisa të jem e fiksuar pas peshores deri në momentin kur Emma Thompson më dhuroi librin ‘Miti i bukurisë’. Ai libër më ndihmoi të isha shumë e qetë për sa i përket masës sime”.
Renée Zellweger: mosha 43 vjeçe
Ka luajtur përkrah Tom Cruise në filmin “Jerry Maguire”, por u bë shumë e famshme me filmin “Ditari i Bridget Jones”, pastaj me muzikalin “Chicago”, për të cilin ishte kandidate për çmimin “Oskar”. “Për të humbur të gjitha kilet e shtuara për rolin e Bridget Jones mbajta një dietë të varfër me karbohidrate, bëra shumë gjimnastikë dhe mora mësime joge. Mosdashja e ëmbëlsirave më ndihmoi tej mase. Nuk pi pije alkoolike, nuk më pëlqen akullorja dhe nuk jam fanatike e madhe e biskotave, por kur më shkon mendja i lyej me pak çokollatë dhe gjalpë e i shijoj deri sa më vijnë në majë të hundës”.
Claire Danes: mosha 33 vjeçe
Nëse ju kujtohet është Xhuljeta te filmi “Romeo dhe Xhuljeta” dhe sapo ka fituar një çmim “Emmy” për serialin televiziv “Homeland”. “Në fakt gjithnjë kam pasur disa probleme me linjat. Kur isha e vogël, ime më ma përsëriste gjithmonë: ‘Vajzë, duhet të hash më shumë! Je shumë e dobët’. Nisa t’i kushtoja vërtet rëndësi trupit tim kur u bëra aktore. Në sheshxhirime të ndryshme kam mësuar të fsheh pikat e mia të dobëta dhe të theksoj ato më të mirat. Më e rëndësishmja që kam mësuar është se më pëlqen që jam njeri, sepse kam defekte. Unë e kujtoj shpesh këtë gjë”.
Christina Ricci: mosha 32 vjeçe
Është bërë e famshme me filmin “Familja Adams”. “Kur isha e vogël, sa herë që shëndoshesha pak, regjisorët më refuzonin. Ata thoshin: ‘Ka një pamje tepër të shëndetshme’. Në të vërtetë e kishin fjalën për peshën, sepse atyre u pëlqen pamja prej modeleje. Për shkak të shëndoshjes për një vit nuk mora asnjë ofertë pune. Si pasojë fillova të mbaja dietë dhe u bëra anoreksike”.
Britney Spears: mosha 30 vjeçe
Ylli i muzikës pop dhe përzgjedhëse te spektakli amerikan “X Factor”. “Punoj shumë dhe për të mbajtur peshën nën kontroll, konsumoj ushqime me vlera të larta energjetike si drithërat, sallata me vezë peshku, proshutë, djathë dhe supë. Buka më pëlqen shumë, por përpiqem të rri sa më larg saj. E adhuroj streçingun dhe ushtrimet për barkun, por duhet të bëj kujdes, sepse po e teprova me gjimnastikën kofshët fillojnë të më fryhen. Kërcej dhe bëj çdo ditë joga. Për të kënaqur ndonjëherë oreksin ha akullore me përmbajtje të vogël yndyre me shije biskote”.
Jennifer Lopez: mosha 43 vjeçe
Kantautore, aktore dhe balerinë, është një prej gjyqtareve kryesore të spektaklit “American Idol”. “Në mëngjes ha të bardhën e vezës, në drekë karbohidrate dhe në darkë vetëm pak sallatë. Gjëja nga e cila nuk mund të heq dorë është kafeja me ndonjë biskotë. Përpiqem ta mbaj veten në formë dhe të bëj shumë kujdes, por nuk do të jem kurrë anoreksike. Kam një raport tepër special me ushqimin! Jam vazhdimisht në lëvizje; bëj ushtrime aerobike dhe ngritje peshash. Para se të xhiroja filmin ‘Enough’ mora leksione ‘krav maga’, që në gjuhën hebraike do të thotë ‘luftë me kontakt’. Është një formë e shkëlqyer ushtrimi kardiovaskular, metoda zyrtare e stërvitjes së ushtrisë izraelite, por që prej pak kohësh po përdoret edhe nga forcat e armatosura amerikane”.
Halle Berry: mosha 46 vjeçe
Gruaja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin “Oskar” si aktorja më e mirë protagoniste në filmin “Monster’s Ball”. “Vuaj nga diabeti dhe ushtrimet fizike janë komponenti kryesor për të qenë e shëndetshme. Nuk jam përtace: vrapoj në pistë, mbaj pesha të rënda për të tonifikuar krahët dhe pjesën e sipërme të trupit, barkun, si dhe nuk lë pas dore ushtrimet për kofshët dhe vithet. Gjithashtu jam shumë rigoroze ndaj disa këshillave që më ka dhënë një mjek popullor indian. Në fillim të gjithë më vinin në lojë, por pas një viti e gjysmë nuk kam më nevojë për injektime insuline”.
Jennifer Aniston: mosha 43 vjeçe
Mbretëresha e komedive pret të martohet me Justin Theroux. “Kam pasur probleme me peshën dhe e di sa e rëndësishme është të jesh e dobët. Kur je elegante, Hollivudi të trajton sikur je tjetër njeri. Është e tmerrshme dhe e pabesueshme në të njëjtën kohë. Unë mbaj një dietë të shëndetshme mund të them, që ma ka sugjeruar një dietolog. Në mëngjes për shembull ha vezë, kos ose krepa të bëra me patate të ëmbla. Në drekë ha sallatë, kurse në darkë pulë, peshk ose mish lope. Asnjëherë nuk kam hequr dorë nga makaronat dhe buka. Për sa i përket aktivitetit fizik bëj një orë ushtrime dhe në palestër shkoj tri herë në javë. Mos harroni që jam greke dhe grekët kanë gjoks të fortë dhe fundshpine pa celulit”.