Argjentinasi shënoi dy herë dhe asistoi në dy gola të tjerë, derisa skuadra e Jose Mourinhos mblodhi tre pikët e radhës në kampionat.
Edhe pse Barcelona mbetet në krye të tabelës me tetë pikë epërsi, pas fitores 5-0 ndaj Rayo Vallecano, sulmuesi francez paralajmëron rivalët se madrilenët do të shfrytëzojnë çdo gabim të tyre.
“Është e rëndësishme të fitosh, por thjesht është edhe një ndeshje tjetër. Barcelona e di se nuk guxon të humbasë”, ka thënë Higuain.





