Shkalla e shkatërrimit nga uragani Sandy në SHBA është në rritje, teksa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 33. Autoritetet thonë se kjo shifër është momentale dhe pritet që ajo të jetë akoma edhe më e lartë, pas kalimit të gjendjes kritike.
Nju Jorku dhe Nju Xhersi janë goditur më rëndë nga kjo stuhi dhe jeta në to është paralizuar. Mësohet se rreth 8 milionë persona janë në errësirë të plotë, pa energji elektrike, ndërkohë që rrugë, shtëpi dhe makina të shumta, janë përmbytur dhe shkatërruar.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjendjen e “katastrofës madhore” në Nju Jork dhe Nju Xhersi.
Së bashku me kandidatin republikan, Romney, ata kanë ndërprerë fushatën elektorale, pavarësisht se zgjedhjet janë shumë pranë, më 6 nëntor.
Kliko per me shume video!





