FOTOT spektakolare/ Si ka ndryshuar Times Square në vite

FOTOT spektakolare/ Si ka ndryshuar Times Square në vite:
Kur dikush përmend qytetin e New York-ut, në mendje të shkon gjithmonë Times Square, sheshi i famshëm, i njohur edhe si kryqëzimi i botëve.
Ajo është zemra e Mollës së Madhe, një vend ku duan të shkojnë qindra mijëra turistë.
Kryqëzimi e mori emrin në vitin 1904, kur Albert Ochs, ish- botuesi i New York Times, vendosi zyrat e gazetës tek një qiellgërvishtëse e re, e cila sapo ishte ndërtuar dhe ishte e dyta më e larta në qytet.
Edhe pse gazeta u zhvendos në vitin 1913, emri mbeti dhe ai ka qenë një destinacion i kërkuar, sidomos për Vitin e Ri. Dritat e reklamave janë simboli i këtij sheshi.