Gazeta Shqip
Zyrtarja e lartë amerikane, që sot shpesh kritikohet për modelin e flokëve ose ndonjë vogëlsirë tjetër në look-un e saj, duket shumë simpatike në rininë e hershme, ndërsa ka veshur pantallona me vija (shumë në modë në kohën kur janë shkrepur fotot) dhe mban një palë syze të tipi Jon Lenon.
Fotot janë realizuar pak përpara se Clintron të diplomohej, kur për së pari ajo tërhoqi vëmendjen për aftësitë e saj në çështje politike, gjatë një fjalimi në kolegjin Wellesley.
Fjalimi i saj prej 7 minutash u vlerësua shumë për aftësitë e elokuencës dhe kritikës që ajo ngrinte ndaj një personaliteti të lartë të politikës së kohës, që kishte folur vetëm pak para saj.
Pas kësaj periudhe, jeta e Hillary Clinton, që gjatë periudhës së kolegjit ishte influencuar vazhdimisht nga mitet e kohës, Malcolm X, Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King, do të shënonte rritje të njëpasnjëshme, për t’u bërë ajo që është sot, një nga femrat më të rëndësishme dhe të pushtetshme në botë.
27 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Fotot e papublikuara të Hillary Clinton kur ishte 22 vjeçe burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip





