Sipas një llogarie paraprake, mendohet që dëmet e shkaktuara nga Sandy të kapin shifrën e 50 miliard dollarëve.
Stuhia ndërkohë ende nuk ka marrë fund plotësisht dhe pritet që të shkaktojë sërish shira dhe reshje të rrëmbyeshme.
Nju Jorku ka qenë zona më e prekur nga Sandy, ku përveç 18 personave të vdekur, dëmet materiale kanë qenë të shumta, ndërkohë që jeta pothuajse ka ndalur plotësisht.
Edhe Nju Xhersi është goditur rëndë nga Sandy, ndërsa presidenti Obama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këto zona.