Dy milion njerëz pas hekurave (FOTO)

Dy milion njerëz pas hekurave (FOTO):
Këto pamje befasuese tregojnë se si sistemi i burgjeve në SHBA është në pikën kulmore, pas përmbytjes me të burgosur.
Në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në total 2 milion njerëz pas hekurave, duke shënuar kështu përqindjen më të lartë në botë. Pas SHBA vjen Rusia dhe më pas Afrika e Jugut. Në vend të katërt është mesatarja evropiane, por që është 7 herë më pak se përqindja e të burgosurve në SHBA.
Kalifornia është shteti me problemin më të madh me të burgosurit, pasi janë 140 mijë të burgosur, ndërkohë që 33 burgjet duhet të mbajnë vetëm 80 mijë të tillë.
Në total në SHBA janë 39 përqind të burgosur më shumë se kapacitetet dhe ky është niveli më i lartë që prej vitit 2004. Kjo shifër pritet të rritet shumë deri në vitin 2018.