Downing nuk largohet nga Liverpooli

Anësori i Liverpoolit, Stewart Downing, thotë se nuk planifikon të largohet nga Anfield, edhe pse nuk po e gjen veten te ekipi i Brendan Rodgers.

“Kam edhe tre vite në kontratën time dhe nuk po shkoj askund”.
“Kam punuar shumë për të arritur këtu dhe nuk do të largohem duke u ngutur”.
“Do të luftoj për vendin tim dhe dua të qëndroj në Anfield”, u ka thënë Downing gazetarëve.