Ai ka vendosur t’ia mbajë anën superyllit të Real Madridit, për të cilin thotë se është fenomen.
“Messi e ka të vështirë kur luan për Argjentinën, sepse pohon që më shumë ndihet si katalunas sesa si argjentinas. Kjo është e kuptueshme, sepse në Barcelonë jeton që nga mosha 12 vjeçare. Mirëpo, Ronaldo është lojtar të cilin e duan te Real Madridi”.
“Cristiano Ronaldo për mua është futbollist ideal. Është i shpejtë, i gjatë, luan mirë me kokë, ka teknikë të shkëlqyer, i ekzekuton mirë penaltitë dhe gjuajtjet e lira, ndërsa më e rëndësishmja nga të gjitha është se Ronaldo është lider i lindur”.
“Atij po i ndodh e njëjta gjë sikur Beckhamit, njerëzit e kritikojnë sepse e xhelozojnë dukjen e tij të mirë”, ka thënë Gullit për ESPN Brazil.





