Bayerni pranoi gol në minutat e para. Ishte Pavlov ai që kaloi në epërsi vendasit (23’), ndërsa më pas Bayerni ndezi motorët në një formacion ku ishte edhe Xherdan Shaqiri.
Përkundër dominimit, ishte Rodionov ai që shënoi për 2-0 (78’) dhe fitoren e madhe të vendasve ndaj nënkampionit të Europës.
Ribery hapi sfidën, por shumë vonë (90') dhe kjo rezultoi edhe me një gol vendas për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.
Valencia shënoi fitore me rezultat 2-0 me dy golat e Jonas.
BATE është lider në Grupin F me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Bayerni ka tri pikë në vendin e dytë. Valencia është në vendin e tretë me tri pikë.





