ZHGLLABËRUESI DHE SHKATRRUESI I EKONOMISË SË KOSOVËS PROF.DR.AHMET SHALA AMBASADOR I KOSOVËS NË JAPONI


Ahmet Shala do të jetë Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Japoni.

Pas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe dekretimit nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës, Ahmet Shala është mirëpritur që të jetë Ambasador i Kosovës në Tokio edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.
image
Shala do të zëvendësojë në këtë pozitë Ambasadorin e deritashëm të Kosovës në Japoni, Sami Ukelli, i cili do të shërbejë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Kosova dhe Japonia po fuqizojnë marrëdhëniet bilaterale dhe shkëmbimet në të gjitha fushat.