Zeniti, 25 milionë për Nanin

Zenit St Petersburg është duke bërë ofertë për anësorin e Manchester United, Nani.

Zenit është i paepur të mbyllë harxhimet ekstravagante të verës me edhe një transferim të famshëm.

talkSport shkruan se menaxheri Luciano Spalletti dëshiron të shtojë edhe më shumë kualitet në ekipin e tij, dhe Nani është caku kryesor.

Skuadra ruse është e gatshme të paguajë 25 milionë funte, nëse United lejon portugezin të largohet. Afati kalimtar në Rusi mbyllet sot, 6 shtator.