Ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni, i ka thënë Massimiliano Allegrit, që të injorojë presionin dhe kritikat e vazhdueshme, në mënyrë që të kthejë ekipin në binarë.
“Një trajner duhet të di se si të menaxhojë presionin në situata të caktuara dhe të mos jetë i ndikuar nga situatat e jashtëzakonshme. Nuk është e lehtë të krijosh baraspeshën, por në një nivel aq të lartë duhet ta bësh”.
“Unë kam pasur sukses në këtë sa isha te Milani, përkundër faktit se nuk kisha përkrahjen e presidentit dhe kisha telashe me lëndimet. Tifozët ishin në anën time dhe ne filluam të arrijmë rezultate”, ka thënë Zaccheroni.