Ishte mesfushori shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka ai që realizoi në minutën e 20-të golin e parë për zvicëranët.
Në këtë ndeshje paraqitje të mirë në vazhdim treguan edhe Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, të cilët ishin shtyllat kryesore të Zvicrës.
Në minutën e 51-të ishte Gokhan Inler ai që realizoi për 2-0, që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Zvicra është lidere në Grupin E të kualifikimeve për Botërorin, Brazili 2014 bashk me Shqipërinë. Zvicra e pret Shqipërinë në duelin direkt pas katër ditësh.





