"Ne jemi disa (shqiptarë) në skuadrën kombëtare të Zvicrës. Por unë dëshiroj ta fitojmë ndeshjen"
“Ne do të luajmë për kualifikime, kundër Sllovenisë dhe Shqipërisë. Për mua si shqiptar i Kosovës kjo është diçka shumë e veçantë. Ne jemi disa (shqiptarë) në skuadrën kombëtare të Zvicrës.
Por unë dëshiroj ta fitojmë ndeshjen. Unë luaj për Zvicrën, dhe kjo është kryesorja”, ka thënë Granit Xhaka, i pyetur nga portali gjerman RP.online lidhur me sfidën e 11 shtatorit, kur ai bashkë me 4 futbollistë tjerë shqiptarë, do të luajë kundër kombëtares së Shqipërisë.
Megjithatë: “Në rast se do të shënoj gol, me siguri nuk do të brohoras. Këtë nuk ma lejon respekti”, ka shtuar talenti shqiptaro-zviceran i futbollit, i cili para pak muajsh ka filluar të luajë në bundesligën gjermane për skuadrën Borussia Mönchengladbach.