Wilshere dhe Vermaelen të gatshëm fizikisht

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Thomas Vermaelen është i gatshëm që të luajë ndaj Chelseat të shtunën, përderisa Jack Wilshere do të jetë në skuadrën e të rinjve të Arsenalit të hënën.
“Nëse ne bëjmë mirë në shtëpi ndaj ekipeve të forta, atëherë kjo do të ketë impakt të madh në gjasat tona për titull”.
“Unë kam zgjedhje të shumta dhe jo probleme në zgjedhje. Ju keni nevojë për dy lojtarë në çdo pozitë. Rosicky është dy javë larg rikthimit, Sczesny po ashtu është dy javë larg rikthimit dhe kështu po kompletohemi. Vermaelen mund të luajë ndaj Chelseat, teksa Wilshere rikthehet për të rinjt të hënën”, ka thënë francezi.