Për 35 minuta Topçinjtë arritën të realizojnë katër gola në portën kundërshtare, duke treguar se janë shumë të rrezikshëm këtë sezon.
“Ne kemi dy javë interesante para nesh, sepse luajmë ndaj Manchester Cityt, Chelseat dhe Montpellierit në Ligën e Kampionëve. Ne tani kemi fituar origjinën tonë të lojës. Ekziston energji pozitive në këtë ekip – dëshirë për të luajtur, dëshirë për të luajtur mirë së bashku, një lojë vërtet ekipore, kështu që është kënaqësi”, ka theksuar francezi.





