Wenger me kontratë të re te Arsenali

Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë kontratë dhe kushte të reja menaxherit Arsene Wenger.

The Sun shkruan se marrëveshja aktuale e Wenger skadon në vitin 2014 dhe spekulimet po shtohen se ai mund të pensionohet.

Por drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, ka mbështetur 62-vjeçarin dhe thotë se klubi është i përkushtuar t’u japë fund shatë viteve pa trofe.

“Nuk është sentimentalizëm ose shpërblim për shërbimet tona, është një besim se ne kemi një menaxher të jashtëzakonshëm i cili është njeriu më i mirë për të na çuar neve përpara”, ka thënë Gazidis.